• Tirane, ofrohet vend pune CHIEF FINANCIAL OFFICER (CFO)

Dimension për një shoqëri të madhe që ushtron aktivitetin e saj në fushën e ndertimit po kërkon të rekrutojë:
CHIEF FINANCIAL OFFICER (CFO)



FUNKSIONET KRYESORE

Përgjegjës për të gjitha aspektet e menaxhimit financiar dhe fiskal të operacioneve të kompanisë. Siguron udhëheqje dhe koordinim në përpjekjet administrative, të planifikimit të biznesit, kontabilitetit dhe buxhetimit të kompanisë.





DETYRAT E POZICIONIT



Detyrat Strategjike
- Krijon, koordinon dhe vlerëson programet financiare dhe sistemet mbështetëse të informacionit të kompanisë duke përfshirë buxhetimin, planifikimin e taksave dhe ruajtjen e aseteve.
- Ndihmon në zhvillimin dhe nxitjen e performancës së përgjithshme të biznesit dhe përmirësimin e përfitimit
- Miraton dhe koordinon ndryshimet dhe përmirësimet në sistemet e menaxhimit të informacionit financiar për kompaninë.
- Suporton ne zhvillimin dhe implementimin e planit strategjik te biznesit, sistemeve operacionale, planeve te biznesit etj.
- Ndërvepron me menaxherët e tjerë për të ofruar mbështetje konsultative për planifikimin dhe analizat e proceseve, raporteve dhe rekomandimeve të informacionit financiar dhe menaxherial.


Detyrat menaxheriale

- Zotëron dhe menaxhon proceset e kontrollit të brendshëm të kompanisë për të mbrojtur asetet e kompanisë dhe raportimin financiar
- Mbikëqyr dhe menaxhon ekipin e kontabilitetit dhe financave të kompanisë, duke siguruar performancë të mirë të funksionit të përgjithshëm të kontabilitetit dhe të dhëna të besueshme kontabël.
- Të zotërojë dhe menaxhojë procesin e raportimit tek Drejtori i Përgjithshëm dhe aksioneret duke u fokusuar në performancën financiare të kompanisë dhe projektet e saj.
- Mbikëqyr kontabilitetin dhe kontrollin e kostove te projekteve dhe paketave te sherbimeve, duke u siguruar që çdo pakete sherbimi të ketë një buxhet; kostot aktuale të jenë regjistruar saktë dhe rezultatet e përgjithshme dhe përfitimi të gjurmohen dhe raportohen me saktësi

dhe në kohë. Rrjedhimisht menaxhon dhe kontrollon kontabilitetin dhe qendrat e kostos.
- Përgatit pasqyrat financiare, raportet financiare, analizat speciale, raportet informative dhe
planin e biznesit.
- Mbikëqyr miratimin dhe përpunimin e të ardhurave, shpenzimeve dhe dokumenteve të kontrollit të pozicionit, buxhetet e departamenteve, përditësimet masive të pagave, librin, mirëmbajtjen e llogarisë dhe futjen e të dhënave.


Detyrat Operacionale
- Siguron përputhjen e sistemit financiar te shoqerise me SKK, kërkesat e raportimit financiar dhe fiscal.
- Zhvillon dhe zbaton procedurat e financimit, kontabilitetit, faturimit dhe auditimit.

- Krijon dhe ruan masat mbrojtëse të duhura të kontrollit të brendshëm.
- Siguron që sistemet e të dhënave të mbahen në përputhje me standardet e përgjithshme të
pranuara të auditimit.
- Të ndihmojë në marrjen e licencave dhe sigurimit të nevojshëm për fillimin e një biznesi.
- Analizon fluksin e parasë, kontrollet e kostos dhe shpenzimet për të udhëhequr drejtuesit e biznesit (cash flow).
- Analizon pasqyrat financiare për të identifikuar zonat e dobëta të mundshme.
- Inicion procedura dhe rregulla jo vetem financiare ,pe rruajtien e interesave te shoqerise ne teresi.
- Mbikëqyr menaxhimin financiar të operacioneve të huaja për të përfshirë zhvillimin e politikave dhe procedurave financiare dhe buxhetore.






KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA



- Diplomë e Universitetit Ekonomik – preferohet në financë/kontabilitet,
- Minimumi 5 vjet përvojë ne finance/ kontabiliteti.
- Njohuri gjuhësore shume te mira në Anglisht; çdo gjuhë tjetër është një avantazh
- Përvojë e fortë ne finance biznesi/kontabilitet.
- Minimumi 3 vjet përgjegjësi ne menaxhimit të njerëzve / udhëheqjes funksionale.
- Aftësi të forta teknike në kontrollin financiar, kontabilitetin, raportim, menaxhimin e performancës;
- Aftësi të forta analitike, rezistent ndaj stresit;
- Vetë-motivues, i aftë për të udhëhequr dhe motivuar njerëzit.
- Aftësi shumë të mira prezantuese
-
Fleksibilitet për udhëtime




Menyra e aplikimit:

Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) në adresën tonë rekrutime@dimensionhr.al me subjektin “CFO”
Bazuar në aplikimin tuaj, ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.

JU MIREPRESIM!




*
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personaledhe do të përdoren nga ne vetëm për qëllime rekrutimi





Cel. : 0674647484
 


Apply WhatsApp
Back
Top