• Ftese per oferte: Blerje produkte freskuese, ushqimore dhe higjienike

Thirrje per oferte: "Blerje produkte freskuese, ushqimore dhe higjienike"

Ne kuadër të projekteve dhe aktiviteteve që ka në zbatim në qytetet Lezhe dhe Elbasan Terre des hommes Misioni në Shqipëri shpall Thirrjen për kuotim me objekt "Blerje produkte freskuese, pako ushqimore dhe higjienike ".

RRETH NESH
Terre des hommes një organizatë jo-fitimprurëse zvicerane që operon në Shqipëri që prej vitit 1993, identifikuar me NIPT K62106002A, në fushën e të drejtave të fëmijëve dhe mbrojtjes së fëmijëve, po zhvillon procedurën e prokurimit me objekt "Blerje produkte freskuese, ushqimore dhe higjienike".

RRETH THIRRJES

Produktet (refreshment) që po prokurohen do të shkojnë në funksion të aktiviteteve me fëmijë, të rinj dhe prindër që do të organizohen nga Qendrat Komunitare Multifunksionale në qytetet Elbasan dhe Lezhe.

Produktet (ushqimore dhe higjienike) qe po prokurohen do te shkojne si mbështetje me ndihmë direkte për familjet në nevojë të identifikuara në bashkitë Elbasan dhe Lezhe.


SQARIM
: Sasitë e produkteve të kërkuara janë të papërcaktuara. Kërkesa për secilin produkt do të jetë në varësi të nevojave dhe aktiviteteve të Terre des hommes.


Janë të ftuar të gjitha bizneset, kompanitë apo individët e licensuar dhe të interesuar për të paraqitur ofertën e tyre financiare dhe për t’u bërë pjesë e procesit të tenderimit, duke u njohur me formatet më poshtë:

Kërkesë për Ofertë (këtu)
Praktikat e mira të biznesit (këtu)

Kushte të përgjithshme:
1. Çmimi i ofruar/produkt duhet të jetë për njësi pa TVSH dhe me TVSH në monedhën Lek (sipas formatit Kërkesë për Ofertë bashkëngjitur kësaj thirrje);
2. Së bashku me ofertën financiare dhe dokumentin ″Praktikat e mira te biznesit″ , ofertuesi duhet të dorëzojë patjetër edhe kopje të dokumentave të mëposhtme:

- Çertifikatën e Regjistrimit te Subjektit në QKB/NIPT;
- Licensën përkatëse të ushtrimit të veprimtarisë e cila duhet të jetë në përputhje me objektin e kësaj procedure prokurimi;
- Në rast se përveç çmimit të ofruar, aplikoni edhe % zbritje, atëhere ajo duhet të deklarohet në ofertë;
- Në pamundësi të verifikimit të mostrave të produkteve të ofruara, ofertuesi duhet të sjellë një katalog me foto të produkteve të ofruara;
- Ofertuesi duhet të zbatojë kushtet e ruajtjes dhe magazinimit te produkteve ushqimore si dhe standartet e higjienës (Tdh ka të drejtën e verifikimit në terren të plotësimit të kushteve të kërkuara);
- Ofertuesi duhet të marrë përsipër transportin e produkteve pranë Qendrave Komunitare Multifunksionale sipas porosisë së Terre des hommes;
- Ofertuesi mund të ofertojë për secilin qytet që dëshiron;
- Vlefshmëria e ofertës duhet të cilësohet në ditë (minimalisht 30 ditë);
- Ne rast se malli objekt prokurimi, nuk ploteson kerkesat dhe standartet teknike lidhur me sasinë, cilësinë dhe elementët e tjerë, nuk do të merret në dorëzim.
-
Terre des hommes synon të lidhë kontratë furnizimi vjetore për produktet e kërkuara. Në këtë këndvështrim, duke marrë parasysh luhatjet e cmimeve në treg, Terre des hommes do të pranojë rritje të cmimit nga cmimi i fiksuar i kontratës deri në masën 5-10%, bazuar ne normen e Inflacionit ne Shqiperi ne periudhen e pretenduar nga furnitori per rritjen e cmimit te produkteve
.

Oferta duhet të paraqitet në një nga format si më poshtë:

1. Të dorëzohet në zarf të mbyllur, në formë të printuar, firmosur nga një person i autorizuar, në adresën: Rruga "Skënderbej" Godina 6/2, Ap. 17, Tiranë. Në zarf duhet të shënohet "Ofertë financiare për " Blerje freskuese, pako ushqimore dhe higjienike – (percaktoni qytetin per te cilin aplikoni)";

ose

2.
Të dërgohet me e-mail në format PDF, firmosur nga një person i autorizuar në adresën elektronike: alb.application@tdh.ch Në subjektin e e-mailit duhet të shënohet "Ofertë financiare për "Blerje produkte freskuese, pako ushqimore dhe higjienike – (percaktoni qytetin per te cilin aplikoni)

*Shembull: Ofertë financiare për "Blerje produkte freskuese, ushqimore dhe higjienike – (Elbasan)"


Afati përfundimtar për dorëzimin e ofertës është data 17.02.2022, ora 17:00.

Të tjera:
- Ofertat e dorëzuara pa çmime të specifikuara, pa dokumentat e kërkuara më lart si dhe jashtë afatit të përcaktuar nuk do të merren parasysh.
- Tdh do të përzgjedhë furnizuesin që i përshtatet më së miri nevojave të saj bazuar në kriterin “cilësia më e mirë në para dhe kohë”. Tdh do te pranoje produkte te specifikimet teknike te se cilave ndryshojne me specifikimet teknike te kerkuara deri ne masen qe nuk sjell ndryshime ne cilesine e kerkuar te pajisjeve.
- Kjo thirrje për ofertë financiare nuk është detyruese për Tdh Missioni në Shqipëri të lidhë Kontratë.

Për çdo informacion të mëtejshëm mund të na kontaktoni në tel +355 (0) 4223 99 00, ose e-mail: alb.application@tdh.ch
 


Contact
Back
Top