• Tirane, ofrohet vend pune Account Manager B2B

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Profesionisti_banner.jpg


Agjencia e Rekrutimit Profesionisti është një Agjenci Rekrutimi dhe Konsulence e fokusuar në vlerësimin e Burimeve Njerëzore dhe lehtësimin e bizneseve për të zgjedhur stafin e duhur. Qëllimi ynë është të ndërtojmë marrëdhënie të besueshme dhe afatgjata me kandidatët dhe bizneset. Vizioni ynë është të sigurojmë që njerëzit në tregun tonë të frymëzohen, motivohen, trajnohen dhe zhvillohen për të përqafuar të ardhmen e punës. Misioni ynë është të ndihmojmë klientët tanë të gjejnë dhe punësojnë profesionistët më të kualifikuar në profesione të zgjedhura dhe shumë të aftë, si dhe t'i ndihmojmë ata profesionistë të gjejnë mundësitë më të mira të punës në fushat e tyre përkatëse dhe të çojnë më tej karrierën e tyre.


Për një klient në fushën e shërbimeve të ofrimit të internetit dhe telefonisë, kemi startuar proçesin e rekrutimit për pozicionin e punës:

Pozicioni i punës: Account Manager B2B
Kushtet e kontratës: E pacaktuar
Vendndodhja: Tiranë, Shqipëri

Qellimi i Pozicionit: Siguron asistencë dhe shërbim të shkëlqyer ndaj Klientëve B2B.


Detyrat dhe Përgjegjësitë:

• Të prezantojë dhe shesë shërbimet e kompanise klientëve të rinj dhe atyre ekzistues.
• Të arrijë objektivat mujore të përcaktuara nga kompania.
• Të zbatojë politikat, drejtimet dhe proçedurat e kompanisë.
• Të identifikojë dhe zgjidhë në kohë shqetësimet e klientëve.
• Të mbajë marrëdhënie të rregullta me klientët.
• Të bashkëpunojë me departamentet e tjera deri në zgjidhjen e çdo problemi/kërkese nga klientët.
• Të kryejë detyra të tjera që mund t`i caktohen herë pas here me qëllim realizimin dhe zhvillimin e objektivave dhe strategjive të Shoqërisë


Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:

Edukimi: Të ketë përfunduar Arsimin e lartë, preferohet në degët Menaxhim, Administrim Biznesi, Marketing, Shhkenca Sociale dhe Politike etj.
Eksperiencë pune: Preferohen eksperienca të ngjashme të mëparëshme të punës.


Aftësitë:

• Të njohë mirë gjuhën Angleze
• Të jetë i gatshëm dhe i aftë të punojë në grup.
• Të pëlqeje punën me njerëzit.
• Njohuri paraprake të produkteve.
• Trajnimet ne fushën relevante do të kenë përparësi;


Në rast se posedoni cilësitë e listuara më sipër, ju lutem të dërgoni CV-në tuaj duke specifikuar pozicionin në fjalë në adresën tonë elektronike: rekrutim@profesionisti.al ose mund të kontaktoni në numrin e kontaktit: +355 68 208 1357

"Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
 


Apply WhatsApp
Back
Top