• Tirane, ofroj vend pune Shef Prodhimi (shtypshkronje)

E2Partners_cover.jpg

E2 Partners Group Albania, në emër të klientit të saj është duke rekrutuar kandidatë në pozicionin Shef Prodhimi (shtypshkronjë).

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË:
  • Është përgjegjës për prodhimin sipas praktikës standarde të operimit, duke përmbushur standardin e cilësisë dhe objektivat e prodhimit
  • Të ketë njohuri për materialet të cilat shërbejnë për procesin e prodhimit, mjetet, pajisjet, makineritë dhe proceset e përdorura në prodhim
  • Analizon udhëheqjen për funksionimin e suksesshëm të fabrikës duke përfshirë: prodhimin, kontrollin e cilësisë, mirëmbajtjen dhe monitorimin e pajisjeve
  • Të jetë i përgjegjshëm për të punuar me efikasitetin më të lartë të mundshëm, për t’iu shmangur gabimeve në prodhim, si dhe të kujdeset që kërkesat e prodhimit të plotësohen në kohë
  • Jep udhëzime dhe mban përgjegjësi në punëtoret e repartit dhe për punën që duhet të kryhet brenda orarit të punës
  • Identifikon mangësitë në prodhim dhe parashtron kërkesat për përmirësimet e nevojshme
  • Përgatitja e raporteve te ndryshme të mbarëvajtjes së punëve
  • Detyra të tjera të kërkuara nga menaxhmenti.
Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj në adresën e-mail: jobs@e2partners.
Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës.
Ju do të kontaktoheni nga ekipi E2 Partners nëse jeni përzgjedhur për të vijuar me proçesin e intervistave.

Në bazë të ligjit Për mbrojtjen e të Dhënave Nr. 9887, datë 10.03.2008, dhe rekomandimeve nga Institucioni i Komisionerit Për Mbrojtjen e të Dhënave, ju bëjmë me dije se tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 
Back
Top