• Tirane, ofrohet vend pune CRM Senior, Rajoni Tirane

Pozicioni : CRM Senior
Rajoni: Rajoni Tiranë
Divizioni: Retail

Kualifikimi i kërkuar:
· Diplomë e shkollës së lartë, dega Ekonomik ose fusha të tjera të lidhura me të.
· Të paktën 1 (një) vit eksperiencë pune në dhënien e kredive në sistemin bankar.
· Të ketë njohuri shumë të mira në përdorimin e kompjuterit.
· Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

Detyrat Kryesore dhe Pergjegjësitë:

· Të përfaqësojë imazhin e Bankës OTP Albania, si pikë kontakti midis klientit dhe bankës.
· Të menaxhojë marrëdhëniet e bankës me klientët në fushën e produkteve të kredive, depozitave, llogarive rrjedhëse, trasfertave, kartave të kreditit dhe debitit, SMS dhe E-banking dhe çdo produkt tjetër të ri të hedhur në treg nga banka.
· Të mirëpresë çdo klient që tregon interes për kreditë duke e sqaruar e ndihmuar.
· Të grumbullojë dhe verifikojë informacionin rreth vertetësisë së dokumentacionit të paraqitur nga klienti.
· Të bëjë vlerësimin e situates ekonomike dhe financiare të aktivitetit të klientit.
· Të japë mendimin e tij të pavarur, në formën e një analize të shkruar bazuar në manualin e Kreditit, për dhënien ose jo të huasë.
· Të ndjekë, menaxhojë dhe të jetë përgjegjës për kthimin e kredive brenda afatit.
· Të kujdeset për nënshkrimin e marrëveshjeve të pagave.
· Të jetë përgjegjës për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e dosjes së kredisë dhe të ruajë sekretin e çfarëdo informacioni që zotërojnë për bankën dhe klientet.
· Të kujdeset që çdo tranaksion i regjistruar dhe çdo produkt i shitur nga CRM duhet të jetë në përputhje me procedurat e bankës të cilat normojnë veprimtarinë e saj.

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV të përditësuar dhe një letër motivimit në adresën e email-it humanresources@otpbank.al . Ju lutem vini re që vetëm kandidatët e shortlistuar do të kontaktohen.
Afati i fundit i aplikimeve është 8 Shkurt 2022.
 


Apply
Back
Top