• Tirane, ofrohet vend pune Account Manager (Gazetari&Media)

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Profesionisti_banner.jpg


Agjencia e Rekrutimit Profesionisti pjesë e Çelësi Media Group, në emër të Klientit të saj e cila ka si mision të saj fuqizimin e figures së femrës, po kërkon një kandidat potencial për pozicionin Account Manager për t'u bashkuar me biznesin e tyre në zgjerim.

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:

• Të punojë për rritjen e numrit të klientëve biznese dhe bazës së konsumatorëve për kompaninë duke krijuar programe të kënaqësisë së klientit;
• Monitorimi dhe analiza për trendet e tregut;
• Të koordinojë dhe ndjekë proceset e ndryshme për të gjitha materialet e kompanisë dhe materiale të tilla elektronike si letër me kokë, përdorimin e logos, broshura, etj;
• Të sigurojë rregullisht kryerjen e kërkimeve relevante të tregut dhe të koordinojë, mbikëqyrë aktivitetet;
• Studimi i konkurrentëve, lancimi dhe ndjekja e fushatave të marketingut;
• Të eksplorojë mënyra për përmirësimin e prezantimit të produkteve ekzistuese;
• Të Kuptojë dhe të krijojë njohuri të plotë mbi sherbimet e kompanisë;
• Të prezantojë dhe menaxhojë aktivitete të organizuara nga kompania me bazë komunikimi dhe Marketimi;
• Raportime periodike dhe prezantime kundrejt Drejtueses për aktivitetet e marketingut dhe iniciativave te fundit;
• Inicion ide dhe aktivitete të reja që promovojnë markën dhe shërbimet në treg.

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:

• Te ketë mbaruar universitetin, preferohet në degët menaxhim, marketing, gazetari-media.
• Të ketë eksperiencë 3-4 vjecare në shitje/marketing ne Televizion/Media
• Gjuhet e huaja Anglisht dhe Italisht
• Aftësi organizuese, duke fshire aftësi për ti planifikuar punën dhe vendosur prioritete.
• I motivuar, i organizuar.
• Patentë për drejtim automjeti, kategoria B

Nëse keni kualifikimet e listuara më sipër, ne do të dëshironim të dëgjonim nga ju.


Dërgoni CV-në tuaj duke specifikuar titullin e punës në: recruitment@profesionisti.al
 


Apply WhatsApp
Back
Top