• Tirane, ofrohet vend pune ASISTENTE E CEO-s.

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Asistence | Sekretari | Backoffice
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience

Për një kompani të madhe në fushën e shitjeve, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin vakant:


ASISTENTE E CEO-s



DETYRAT E POZICIONIT
- Komunikon dhe mban korrespondencën e postës elektronike në emër të CEO-s të kompanisë.
- Organizon axhendën, mbledhjet dhe takimet e CEO-s, si dhe manaxhon disa detyra njekohësisht, duke ndjekur prioritetet.
- Menaxhon të gjitha rezervimet e udhëtimeve për CEO-n.
- U përgjigjet telefonatave menjëherë dhe me efikasitet.
- Përgatit materialet dhe shkresat e ndryshme për kompanine.
- Pergatit raporte te ndryshme sipas kerkeses se CEO-s
- Kryen detyra administrative, si organizimin dhe mirëmbajtjen e përditshme të zyrës, komunikimin, paraqitjen e dokumentacionit, korrespondencës, fotokopjimit, etj.
- Eshte pergjegjese per mbajtien e arshives se kompanise, sipas protokollit hyres dhe dales te saj.
- Mban protokollin e mbledhjeve te Administrates.
- Ne mungese te drejtuesit te nje departamenti pret dhe mban maredhenie profesionale me klientet, analizon kerkesat e tyre per t’i referuar te personi perkates.
- Ne mungese te CEO-s, ndjek problematiken e dites dhe raporton te ai.
- Monitoron ndjekien e detyrave te lena nga CEO per Departamentet.
- Pergatit dhe miremban dosjet e stafit, vertetime page, protokolle etj
- Përgjegjëse për pritjen e vizitoreve




KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Diploma Universitare përbën avantazh. Preferohet Administrim Publik
Eksperienca: Preferohet përvojë pune 1-3 vite ne pozicione te ngjashme;
Aftësi:
- E aftë për të punuar në grup;
- Aftesi te avancuara analitike, strategjike, planifikuese, organizative, mbikeqyrese dhe keshilluese;
- Shkathtesi profesionale ne te shkruar dhe komunikim verbal,
- Njohje e avancuar e MS Office (Excel; Word; Outlook; PowerPoint);
- Aftesi per te mbajtur nivel te larte te konfidencialitetit;
- Aftesi shume te mira komunikimi




Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetem në adresën tonë [B][COLOR=#558e0a]rekrutime@dimensionhr.al[/COLOR][/B] me subjekt « Asistente e CEO-s»
Bazuar ne aplikimin tuaj, ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.

JU MIREPRESIM!




*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personaledhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.

 


Apply WhatsApp
Back
Top