• Tirane, ofrohet vend pune Menaxhere Blerjesh

Profesionisti_banner.jpg


Agjencia e Rekrutimit Profesionisti është një Agjenci Rekrutimi dhe Konsulence e fokusuar në vlerësimin e Burimeve Njerëzore dhe lehtësimin e bizneseve për të zgjedhur stafin e duhur. Qëllimi ynë është të ndërtojmë marrëdhënie të besueshme dhe afatgjata me kandidatët dhe bizneset. Vizioni ynë është të sigurojmë që njerëzit në tregun tonë të frymëzohen, motivohen, trajnohen dhe zhvillohen për të përqafuar të ardhmen e punës. Misioni ynë është të ndihmojmë klientët tanë të gjejnë dhe punësojnë profesionistët më të kualifikuar në profesione të zgjedhura dhe shumë të aftë, si dhe t'i ndihmojmë ata profesionistë të gjejnë mundësitë më të mira të punës në fushat e tyre përkatëse dhe të çojnë më tej karrierën e tyre.

Pozicioni i punës: Menaxhere Blerjesh
Kushtet e kontratës: E pacaktuar
Vendndodhja: Tiranë, Shqipëri

Qëllimi I pozicionit: Menaxheri i Blerjeve planifikon, ekzekuton, koordinon dhe finalizon projektet në lidhje me blerjet sipas planifikimeve paraprake dhe duke respektuar afatet kohore.

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:

• Planifikon, udhëheq dhe koordinon aktivitetet e blerjes sipas nevojave të kompanisë;
• Bën kërkime dhe vlerësime mbi furnitorët, bazuar mbi çmimin, cilësinë, përzgjedhjen, shërbimin, mbështetjen, gatishmërinë, besimin, prodhimin dhe kapacitetet e shpërndarjes.
• Harton raporte mbi furnitorët e huaj.
• Njeh dhe zbaton proçedurat e eksportit.
• Analizon me kujdes referencat e çdo furnitori të mundshëm;
• Menaxhon furnizimin e stokut për të gjithë rrjetin e pikave shitëse;
• Analizon çmimet e propozuara, raportimet financiare dhe cdo informacion tjetër, për te përcaktuar çmimin më të mirë;
• Negocion cmimet, cilësinë dhe nivelin e shërbimit me furnitorët;
• Ekzekuton blerjet dhe porositë në kohë, me cilësinë më të lartë të mundshme, me çmimin sa më të lirë të mundshëm;
• Protokollon blerjet në kohë dhe me saktësi; Përgatit dhe mban të dhëna për te gjithë furnitorë dhe nënkontraktorët.
• Lokalizon furnitorët e mallrave dhe koordinon për te përcaktuar disponueshmërine e produktit dhe kushtet e shitjes;
• Rishikon kushtet e porosive dhe kontratat në përshtatje me politika e kompanisë;
• Analizon tregun dhe sistemin e dërgesave për të vlerësuar disponueshmërinë e mallrave aktualisht dhe në të ardhmen;
• Kujdeset për pjesën logjistike të mallit të porositur deri në magazinimim e tij në kompani.
• Disponibilitet për të marrë pjesë në Panairet jashtë shtetit


Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:

• Te ketë përfunduar universitetin, preferohet në degët ekonomik menaxhim.
• Gjuhet e huaja Anglisht dhe Italisht (komunikim me furnitorë të huaj).
• Eksperienca në të njëjtën fushë të paktën 2-3 vite.
• Aftësi në kompjuter, në programet MS Office si dhe në programet financiare dhe Navision.
• Aftësi komunikuese, verbale dhe me shkrim me drejtuesit, kolegët dhe individët brenda dhe jashtë kompanisë.
• Aftësi analitike dhe aftësi për zgjidhjen e problemeve.
• Aftësi organizuese, duke përfshire aftësitë për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete.
• E motivuar, e organizuar.
• Patentë për drejtim automjeti, kategoria B


Në rast se posedoni cilësitë e listuara më sipër, ju lutem të dërgoni CV-në tuaj duke specifikuar pozicionin në fjalë në adresën tonë elektronike: recruitment@profesionisti.al ose mund të kontaktoni në numrin e kontaktit: +355 68 208 1357


"Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
 


Apply WhatsApp
Back
Top