• Tirane, ofroj vend pune Beauty Advisor

Orbico Grup eshte nje shoqeri e mirefillte distribucioni e pranishme ne 20 shtete ne Europen Juglindore. Pergjate ketyre 2 dekadave Orbico eshte shnderruar ne sinonimin e sherbimit te cilesise se larte dhe perfaqesuese e markave prestigjoze me sukses boteror.

Orbico shpk u themelua ne 2010 dhe qe atehere ka luajtur nje rol kyç ne fushen e distribucionit. Duke punuar me 20 principale dhe me shume se 60 marka, Orbico shpk synon qe te ofroje produkte teper cilesore dhe nje sherbim te perkryer duke ndihmuar konsumatorin ne nevojat e tyre te perditshme.

Orbico shpk ju ofron mundesine individeve dinamik dhe ambicioz per tu bere pjese e kesaj shoqerie te rendesishme.

Si rrjedhoje e zgjerimit te aktivitetit tone:

Aktualisht ne kemi nje vend vakant per: Shitese – Keshilluese perkujdesi personal.

Detyrat dhe pergjegjesite:

- Ndihmon klientet ne perzgjedhjen e produkteve duke u'a demostruar produktet dhe aplikimin e tyre
- Angazhon klientet permes njohurive te thella te produktit, duke perdorur nje qasje prej konsulenti i orienton ata drejt zgjedhjes se produktit te duhur ne baze te nevojave te tyre
- Rekomandon produkte ose sherbime shtese bazuar ne informacionin e dhene nga klienti ose ne baze te produkteve te perzgjedhura per blerje
- Realizon planin e shitjeve duke ofruar nje sherbim te shpejte, korrekt dhe shume profesional
- Kupton planin e shitjeve dhe kalendarin e marketingut
- Vendos dhe ruan nje standard te larte ne sektorin perkates, eshte pergjegjese qe produktet te mbahen paster, ne rregull dhe te organizuara sipas zonave te shitjes.

Aftesite e kerkuara:

- Diplome univeristare e perfunduar
- Njohuri te mira te produkteve te kozmetikes, fragrancave dhe produkteve te kujdesit te lekures
- Aftesi te shkelqyera komunikimi dhe deshire per te njohur cdo risi ne boten e se bukures
- Eksperience te meparshme ne pozicion te ngjashem ose te njejte
- E afte te ndertoje marredhenie besnikerie me klientet
- Njohuri te mira ne gjuhen angleze
- Aftesi per te manaxhuar kohen
- Etike profesionale dhe integritet te larte.

Per te aplikuar per kete pozicion jeni te lutur te dergoni CV-ne tuaj ne adresen:
rekrutime.al@orbico.com, duke specifikuar pozicionin.

Nese keni pyetje kontaktoni ne +355 69 70 89 335

Ne jemi të interesuar të plotësojmë këtë pozicion sa më shpejt.

Vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren vetëm për qëllime rekrutimi.
 


Apply WhatsApp
Back
Top