• Specialiste Burimesh Njerezore

Billa & Co Shpk, nje kompani dinamike, me rritje vit pas viti ne fushen e tregtimit te pllakave, parketit, hidrosanitareve dhe materialeve te tjera te ndertimit kerkon: Specialist/e Burimesh Njerezore

Detyrat dhe përgjegjësitë:
· Drejton funksionet menaxhuese të Burimeve Njerëzore për kompaninë përfshirë rekrutimin, trajnimin, zhvillimin dhe vlerësimet e performancës;
· Merr informacion per vendet vakante dhe zhvillon/organizon strategjinë e publikimit të njoftimeve të punës në portalet online dhe në shtypin e shkruar;
· Asiston gjatë intervistave teknike dhe specifike;
· Plotëson, përditëson dhe administron dokumentacionin në lidhje me punëmarrësit: dosjen personale, regjistrin e punëmarrësve, lejet, pushimet vjetore;
· Përgjigjet dhe trajton pyetjet/ankesat/problemet e stafit në kohën e duhur dhe në mënyrë profesionale;
· Të përmbushi të gjitha kërkesat ligjore (marrëdhëniet/inspektimet e Zyrës së Punës, ISHPSHSH);


Kualifikimet/Kërkesat:

· Të ketë përfunduar studimet e larta, preferohet në profil Administrim Biznesi ose Shkenca Sociale;
· Të ketë të paktën 3 vite eksperiencë në fushën e Burimeve Njerëzore;
· Të njohë mirë Kodin e Punës dhe legjislacionin qe lidhet me marrëdhëniet e punës;
· Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze;
· Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office;
· Aftësi shumë të mira menaxhuese, koordinuese, organizuese dhe planifikuese;

Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në me fotografi në adresën e mëposhtme: eriselda@billa.al
Ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Billa&Co Shpk
 


Apply WhatsApp
Back
Top