Tirane, ofroj vend pune Menaxher/e MARKETINGU
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Marketing
- Gjuha
-
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Shoqeria Eco Market Food shpk per nevojat e saj kerkon te punesoje Menaxher/e Marketingu
Përshkrimi i Punës - Menaxher Marketingu
Menaxheri Marketingut është përgjegjës për menaxhimin e aktiviteteve të marketingut të kompanisë dhe brandeve partnere. Një nga përgjegjësitë kryesore të Menaxherit të Marketingut është planifikimi i buxhetit vjetor të marketingut dhe realizimin i objektivave vjetore të kërkuara nga kompania. Gjithashtu, koordinon dhe mban kontakte me palët e treta të përfshira në të gjithë procesin si agjenci publicitare, agjensi printimi dhe prodhimi, media, si dhe monitoron dhe përgatit rezultatet e fushatave të komunikimit sipas buxhetit marketing të planifikuar. Ky rol kërkon përfshirjen e vazhdueshme me drejtuesit e tjerë të kompanisë në nivele të ndryshme menaxhimi.
Detyrat
Komunikimi PR dhe Digjital
Komunikimi i brendshëm
CSR
Kriza
Funksione të tjera:
Kërkesa dhe kualifikime të pozicionit:
Koordimin shumë i mirë; Kërkim tregu; Planifikim, Kuptim i sjelljes konsumatore; Lexim dhe kuptim i Media planeve; Njohje e termave të dizajn grafik; Njohje e trendeve të rrjeteve sociale; Njohje e materialeve promocionale, materialeve të printimit dhe termave teknike të prodhimit, etj,.
Aftësi personale:
Menaxhim i mirë i kohës, aftësi shumë të mira komunikimi, aftësi shumë të mira për punë në grup, aftësi për t’u përshtatur dhe punuar nën presion, i orientuar në zgjidhjen e problemeve, personalitet energjik dhe i vetëmotivuar, person me iniciativë dhe ambicioz, personalitet krijues, ndershmëri dhe intergritet.
Ofrohet:
Kushte te mira pune dhe page e kenaqshme dhe konkurruese ne treg.
Menaxher/e ne Departamentin e Marketingut
Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentat e tjerë shoqëruese
duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: hr@ecomarket-al.com deri me date 25/06/2020
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do perzgjidhet.

- Zhvillon një plan komunikimi marketing që përfshin strategjinë, objektivat, buxhetin dhe taktikat marketing;
- Dizenjon dhe ndjek praktikat më të mira për të gjitha aktivitetet dhe komunikimin marketing;
- Menaxhon marrëdhëniet e përditshme me agjencitë marketing për të arritur objektivat brenda buxhetit të miratuar;
- Identifikon dhe përcakton nevojat për reklamim të kompanisë dhe zhvillon, me agjencitë e reklamave, strategji në mënyrë që të arrijë komunikimin e duhur të markës sipas standardeve të kompanisë;
- Sigurohet që kompania të marrë nivelin e duhur të vemendjes, prioritetin dhe shërbimit nga agjencitë e saj dhe që kompania të marrë një vlerë të mirë për investimin mbi të gjitha blerjet krijuese dhe mediatike;
- Zhvillon një plan komunikimi marketing të detajuar për brandet partnere dhe synon rritjen e bashkëpunimit strategjik ndërmjet kompanisë dhe markave partnere;
- Aplikon strategjinë e marrëdhënieve me median sipas planit të miratur dhe politikave të kompanisë duke synuar prezencë në nivel të lartë në mediat TV, Radio, Online;
- Koordinon fushatat marketing me aktivitetet e shitjeve;
- Bashkëpunon ngushtë me departamentet e tjera të kompanisë si Departamenti i Shitjeve, Departamenti i Blerjeve, Departamenti i Financës dhe ai Ligjor në lidhje me realizimin e fushatave marketing. Bashkë me këto departamente identifikon dhe zhvillon mundësitë e biznesit që mund të rrisin bazën e klientëve të kompanisë;
- Menaxhon corporate branding. Zbaton metodat moderne të merchandising dhe sigurohet që dizajni i brendshëm i dyqaneve është sipas rregullave të brandimit dhe specifikave të manualit të brendshëm si dhe sipas standarteve të fundit të industrisë;
- Siguron prezencën optimale të markave partnere në dyqane dhe paraqitjen/komunikimin e tyre sipas standarteve të përcaktuara;
- Zbaton metoda komercializimi modern, sigurohet që dizajni i brendshëm i dyqaneve të përvetësojë siç duhet rregullat e brandimit dhe specifikimet e udhëzuesve të brendshëm;
- Ndjek dhe monitoron efektivitetin e të gjitha fushatave marketing si dhe kthimin e investimit;
- Ndjek prirjet e industrisë që ndikojnë në zgjedhjet e klientëve dhe bën rekomandimet ose përditësimet e duhura në lidhje me strategjinë e komunikimit dhe fushatave marketing;
- Zhvillon, zbaton dhe menaxhon një program besnikërie për të kënaqur klientët;
- Mbledh raporte për aktivitetet e konkurentëve dhe kërkimet e ndryshme të tregut për t’u siguruar që biznesi ka informacionin e duhur dhe në kohë mbi të cilin bazon marrjen e vendimeve;
- Kontrollon dhe monitoron çdo material të printuar që të jetë brenda standarteve dhe linjës së komunikimit të kompanisë;
- Krijon dhe mban marrëdhënie të mira me furnitorët lokal dhe ndërkombëtarë me qëllim mbledhjen e të ardhurave shtesë për kompaninë në terma të buxheteve marketing;
- Siguron delegim efektiv të detyrave gjithmonë tek personat në varësi;
- Ndjek dhe monitoron realizimin e detyrave nga stafi në varësi;
Komunikimi PR dhe Digjital
- Përgjegjës për menaxhimin e imazhit dhe identitetit të markës së kompanisë;
- Zbaton planet e veprimit të PR të miratuara në kuadër aktiviteteve të marrëdhënieve publike;
- Krijon kontent duke jua shpërndarë mediave për të qenë prezent në lajme, kronika apo emisione të ndryshme për fushata apo komunikime të caktuara;
- Organizon evente duke përfshirë konferenca shtypi, panaire, mbledhje fondesh apo vizita të mediave sipas nevojave të kompanisë;
- Supervizon kanalet e mediave sociale për fushatat e synuara;
- Monitoron kontentin për mediat sociale dhe identifikon mënyrat e reja të mbajtjes së klientëve të interesuar për kompaninë dhe shtimin e ndjekësve të rinj;
- Mbledh informacion nga feedback i klientëve nëpërmjet kanaleve tradicionale dhe online të komunikimit për të informuar shitjet dhe menaxherët e kategorive të produkteve.
Komunikimi i brendshëm
- Zhvillon materialet e branduara të komunikimit të brendshëm bazuar në brand bookun dhe filozofinë e kompanisë; broshura e kompanisë, përmbajtja e faqes së internetit, galeria e fotove, etj,.
- Sigurohet që dokumentat dhe materialet marketing janë aktuale, të sakta dhe reflektojnë drejt brandin dhe mesazhin e dëshiruar;
- Mbështet kompaninë në përforcimin e vlerave të kompanisë;
- Mbështet në mbajtjen e punonjësve të kompanisë të përfshirë gjatë fushatave ose kur kërkohet angazhim i punonjësve;
- Mundëson mbështetje për përforcimin e veprimeve të përgjegjësisë sociale të kompanisë;
- Gjen dhe propozon mënyra të reja të mbajtjes së punonjësve të përfshirë në aktivitetet, eventet dhe fushatat e kompanisë;
CSR
- Aplikon dhe zbaton aktivitete në lidhje me përgjegjësinë sociale të kompanisë;
- Promovon aktivitetet e përgjegjësisë sociale të kompanisë në media, rrjete sociale, etj,.
- Siguron sugjerime dhe ide për aktivitete të lidhura me përgjegjësinë sociale të kompanisë;
Kriza
- Ndjek instruksionet e zhvilluara nga kompania në rastet e krizave që mund të përfshihet kompania;
- Këshillon stafin e kompanisë për marrëdhëniet me mediat sipas parimeve dhe politikave të menaxhimit të krizave;
- Koordinon dhe punon ngushtë me punonjësit e shërbimit me klientin për të krijuar një proces efketiv komunikimi;
- Skedulon takime pas ngjarjeve të krizave me drejtuesit e zgjidhjes së tyre për të identifikuar mësimet dhe mundësitë për përmirësim nëse situata të tilla përsëriten prapë.
Funksione të tjera:
- Merr pjese në çdo lloj program trainues;
- Siguron të gjitha raportet e kërkuara;
- Merr pjese në mbledhje të ndryshme të kompanisë.
Kërkesa dhe kualifikime të pozicionit:
Koordimin shumë i mirë; Kërkim tregu; Planifikim, Kuptim i sjelljes konsumatore; Lexim dhe kuptim i Media planeve; Njohje e termave të dizajn grafik; Njohje e trendeve të rrjeteve sociale; Njohje e materialeve promocionale, materialeve të printimit dhe termave teknike të prodhimit, etj,.
Aftësi personale:
Menaxhim i mirë i kohës, aftësi shumë të mira komunikimi, aftësi shumë të mira për punë në grup, aftësi për t’u përshtatur dhe punuar nën presion, i orientuar në zgjidhjen e problemeve, personalitet energjik dhe i vetëmotivuar, person me iniciativë dhe ambicioz, personalitet krijues, ndershmëri dhe intergritet.
- Minimalisht 4 vite punë në fushën e marketingut, komunikimit, publicitetit;
- Njohje shumë korrekte e gjuhës Shqipe në të shkruar dhe në të shprehur;
- Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze (e folur, e shkuar). Njohja e gjuhëve të tjera përbën avantazh;
- Njohuri të mira kompjuterike të programeve Powerpoint, Exchel, World. Njohja e programeve të tjera përbën avantazh;
- Njohuri e terminologjisë teknike të përdorur në Marketing;
- Leje drejtimi klasi B.

Apply