• Tirane, ofroj vend pune Mekanik

CCBS_CocaCola_cover.jpg


Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani leader në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.


Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.

CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e mëposhtëm:

Mekanik

Qëllimi i punës:

Përgjegjës për të diagnostikuar problemet mekanike dhe ofrimin e menjëhershëm të ndihmës parandaluese dhe korrigjuese të mirëmbajtjes së linjave të prodhimit dhe lehtësimin e ndryshimit nën kontroll.

Përgjegjësitë kryesore:
• Kontrollon dhe aktivizon impiantet ndihmëse në fillim të çdo turni.
• Ekzaminon difektet gjatë procesit prodhues dhe ndërhyn për riparimin e menjëhershëm.
• Plotëson fletën e ndërhyrjes pas mbylljes së difektit.
• Ekzekuton programin e mirëmbajtjes parandaluese në pajisje.
• Kryen kontrollin e pajisjeve sipas frekuencave të përcaktuara në procedurat e aprovuara.

Aftesite dhe kualifikimet:
• Diploma e Shkollës së Mesme Profesionale si Mekanik; ka avantazh Diploma e Shkollës së Lartë në Inxhinieri Mekanike.
• 3 ose me shumë vite eksperiencë në mirëmbajtjen e linjave të prodhimit, preferohet në industri pijesh.
• Aftësi për të diagnostifikuar me saktësi e shpejtësi difektet dhe riparuar në kohë.
• Aftësi për të punuar në grup.

Të interesuarit duhet të dërgojnë një kërkesë për punësim ku të specifikohet kërkesa për pozicionin e punës dhe një kopje të CV në adresen e-mail: hr@cocacola.al

Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta.
 


Apply WhatsApp
Back
Top