• Shqiperi, ofroj vend pune Drejtor/e Dege, Dega Gjirokaster

Pozicioni : Drejtor/e Dege, Dega Gjirokastër
Rajoni: Rajoni i Jugut
Divizioni: Retail

Objektivat Kyçe
Të arrijë realizimin e objektivave në fushën e biznesit të degës përcaktuar në targetat e vendosur në fillim të vitit në fushën e: Kredive Retail & cilësinë e tyre, Depozitave, Paketave, Marrëveshjeve të pagave, Klientëve aktivë etj...

Objektivat e Riskut Operacional
· Kujdeset dhe merr masat duke hartuar plan veprime për çdo gjetje apo pasaktësi të identifikuar nga specialistët e Auditit të Brendshëm ose atë të Kontrollit të Vazhdueshëm me synim eleminimin e tyre.
· Informon punonjësit e vetë dhe kontrollon zbatimin (duke qenë edhe vetë zbatues i tyre) e të gjithë kuadrit ligjor dhe normativ të adresuar në drejtim të degëve sikundër jane ligje , urdhëra dhe udhëzime të lëshuara nga institucionet qëndrore dhe lokale të vendit si dhe manuale, rregullore, procedura, urdhëra dhe udhëzime dhe çdo porosi tjetër lëshuar nga strukturat vendimarrëse të Bankës.
· Të mbajë nën kontroll risqet operacionale në degën e tij.
· Vepron si korrespondent i riskut operacional, duke siguruar bashkërendimin dhe monitorimin e detyrave që dalin nga rregulloret dhe politikat e riskut operacional për perimetrin e tij / saj brenda raportimit, ndjekjes dhe zbatimit të planeve të veprimit.
· Ka një rol proaktiv në zhvillimin dhe mirëmbajtjen e vazhdimësisë së biznesit të aktiviteteve kryesore nën përgjegjësinë e tyre.

Përgjegjësitë KYC dhe AML
· Është personi përgjegjës në degë për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit
· Është përgjegjës për cilësinë e të dhënave të klientit në zbatim të parimit Njihni Klientin Tuaj.

Rolet & Përgjegjësitë Kryesore
· Të ketë aftësi për të përfaqësuar me profesionalizëm degën e Bankës dhe të marrë
përgjegjësi për tërë veprimtarinë e saj, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, statutin dhe udhëzimet e Drejtorisë së Përgjithshme të Bankës OTP Albania.
· Të zotërojë me integritet moral si element thelbësor në përfaqësimin me dinjitet të emrit të bankës.
· Të ketë aftësi organizuese, drejtuese dhe kontrolluese në funksion të administrimit të veprimtarisë së përditshme të Degës dhe të stafit të saj.
· Të manaxhojë dhe të kujdeset për ndërtimin dhe funksionimin normal të marrëdhënieve midis degës dhe departamenteve të tjera në Drejtorinë e Përgjithshme me qëllim arritjen e objektivave dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimit ndaj klientelës.
· Të zotërojë njohuritë e domosdoshme për produktet e bankës dhe njëkohësisht të ketë aftësi shitëse
· Të njohë thellësisht çdo veprimtari opracionale të degës dhe të sigurojë që gjithë veprimtaria e personelit të degës është në përputhje me procedurat përkatëse
· Mban përgjegjësi për çdo veprim financiar dhe çdo transaksion tç urdhëruar, vlerësuar apo kontrolluar prej tij.
· Kryen aktivitetin e agjentit në sigurime për produktet e kategorise jo-jetë.

Kualifikime të Nevojshme
· Diplomë Universitare në Shkenca Ekonomike, Financë Bankë ose fusha të tjera të lidhura me të.
· Të ketë përvoje pune mbi 5 vjet në industrinë bankare apo në industri të ngjashme.
· Të ketë aftësi drejtuese dhe të manaxhimit të stafit.
· Të ketë aftësi të shkëlqyer ndërpersonale dhe të ruajtjes dhe zhvillimit të rrjetit personal dhe
· profesional.
· Të ketë aftësi të mira komunikuese, prezantuese, koordinuese dhe bindëse.
· Të ketë njohuri të mira në përdorimin e kompjuterit.
· Të ketë njohuri shumë të mira të rregulloreve dhe procedurave për funksionimin e degëve të bankës dhe të sektorit bankar në përgjithësi.
· Të jetë i/e orientuar drejt shërbimit të klientit dhe të sigurojë që ofrohet cilësia më e lartë e shërbimit në degë.
· Të ketë aftësi zhvilluese të biznesit dhe të arritjes së rezultateve.
· Të jetë i aftë të punojë me qetësi edhe në situatat në presion.
· Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV të përditësuar dhe një letër motivimi në adresën e email-it humanresources@otpbank.al . Ju lutem vini re që vetëm kandidatët e shortlistuar do të kontaktohen.
Afati i fundit i aplikimeve është 15 Gusht 2021.
 


Apply
Back
Top