• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Kategorie

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
2 TEG | Lunder | Farke | Mjull-Bathore
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
EPPC Albania kërkon një Menaxher Kategorie për klientin e saj, i cili është një ndër kompanitë lider në vend të pajisjeve elektronike dhe elektroshtëpiake.

Përgjegjësitë Kryesore:


  • Ndjek procesin e blerjes, për kategorinë që i është caktuar deri në përfundim/magazinim në përputhje me Proceduren e Blerjeve;
  • Negocion në mënyrë të vazhdueshme me partnerët për oferta sa me konkuruese në treg;
  • Analizon me kujdes referencat e cdo furnitori potencial;
  • Ndjek në mënyrë sistematike gjëndjen e stokut për të gjithë rrjetin e shitjeve për kategorinë që mbulon ;
  • Përgjigjet për gjetjen e furnitorëve të rinj si dhe të sjellë risi në kategorinë përkatëse ;
  • Verifikon ofertat që vijnë dhe i dërgon për miratim tek Drejtuesit e Departamentit të Blerjeve;
  • Përgatit llogaritjet e kostove të produkteve ,të cmimeve të shitjes me shumicë /pakicë dhe I dërgon tek Drejtuesi I Departamentit të Blerjeve;
  • Kontrollon dhe raporton në mënyrë të vazhdueshme për cmimet dhe cilësinë e furnitoreve;
  • Evidenton problematika nga porositë dhe I raporton ato tek drejtuesi;
  • Ndjek marrëdhëniet me të tretët për kryerjen e shërbimeve të transportit dhe zhdoganimit te mallit;
  • Ekzekuton blerjet dhe porositë në kohë me cilësi maksimale;
  • Protokollon blerjet në kohë dhe me saktësi;
  • Përgatit dhe mban të dhëna për të gjithë furnitoret dhe nënkontraktorët;
  • Është përgjegjës për marjen e suporteve nga partnerët dhe ndjekjen e tyre deri në finalizim etj.

Kërkesat për këtë pozicion janë:


  • Të ketë arsimin e lartë ( e preferueshme në Ekonomi);
  • +3 vite përvojë pune në të njëjtën fushë;
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze (avantazh zotërimi i çdo gjuhe tjetër e BE);
  • Kualifikime në fushën e menaxhimit të blerjeve;
  • Njohuri të paketës Office (përbën avantazh njohuritë në programet financiare);
  • Aftësi shumë të mira analitike dhe negociuese;
  • Aftësi për të punuar në grup dhe për të menaxhuar dinamikën e pozicionit.

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni aplikimin tuaj duke ndjekur linkun e mëposhtëm:

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen. Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 
Back
Top