• Tirane, ofroj vend pune Zv. Drejtor Dege / CRM Senior, Rajoni Tirane

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim strategjik | Drejtues
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Pozicioni: Zv. Drejtor Dege / CRM Senior
Rajoni: Tiranë
Divizioni: Retail

Objektivat Kyçe
Të arrijë realizimin e objektivave në fushën e biznesit të degës, përcaktuar në targetat e vendosur per Kredive Retail & cilësinë e tyre, Depozitat, Paketat, Marrëveshjeve të pagave, Klientëve aktivë, etj...

Detyrat Kryesore dhe Përgjegjësitë:

  • Të manaxhojë marrëdhëniet e bankës me biznesin në fushën e produkteve të kredive, depozitave, llogarive rrjedhëse, trasfertave, kartave të kreditit dhe debitit, SMS dhe E-banking dhe çdo produkt tjetër të ri të hedhur në treg nga banka.
  • Të mirëpresë çdo klient biznesi që tregon interes për kreditë duke e sqaruar e ndihmuar.
  • Të grumbullojë dhe verifikojë informacionin rreth vërtetësisë së dokumentacionit të paraqitur nga klienti dhe të verifikojë biznesin e klientit.
  • Të bëjë vlerësimin e situatës ekonomike dhe financiare të aktivitetit të klientit (të vetëpunësuarit) si dhe të Korporatave.
  • Të japë mendimin e tij të pavarur, në formën e një analize të shkruar bazuar në manualin e Kreditit, për dhënien ose jo të huasë.
  • Të ndjekë, manaxhojë dhe të jetë përgjegjës për kthimin e kredive brenda afatit.
  • Të kujdeset për nënshkrimin e marrëveshjeve të pagave me Korporatat dhe / ose bizneset SME.
  • Të pranojë dhe kontrollojë dokumentacionin e paraqitur nga bizneset për çeljen e llogarisë rrjedhëse për biznesin.
  • Të jetë përgjegjës për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e dosjes së kredise dhe të ruajë sekretin e çfarëdo informacioni që zotërojnë për bankën dhe klientët.
Kualifikime të Nevojshme

  • Diplomë Universitare në Shkenca Ekonomike, Financë Bankë.
  • Të ketë përvoje pune mbi 5 vjet në industrinë bankare apo në industri të ngjashme.
  • Të ketë aftësi drejtuese dhe të manaxhimit të stafit.
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera ndërpersonale dhe të ruajtjes dhe zhvillimit të rrjetit personal dhe
  • profesional.
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese, prezantuese, koordinuese dhe bindëse.
  • Të ketë njohuri të mira për përdorimin e kompjuterit.
  • Të ketë njohuri të shumë të mira të rregulloreve dhe procedurave për funksionimin e degëve të bankës dhe të sektorit bankar në përgjithësi.
  • Të jetë i/e orientuar drejt shërbimit të klientit dhe të sigurojë që ofrohet cilësia më e lartë e shërbimit në degë.
  • Të ketë aftësi zhvilluese të biznesit dhe të arritjes së rezultateve.
  • Të jetë i aftë të punojë me qetësi edhe në situatat në presion.
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV të përditësuar dhe një letër motivimi në adresën e email-it humanresources@otpbank.al . Ju lutem vini re që vetëm kandidatët e shortlistuar do të kontaktohen.

Afati i fundit i aplikimeve është 5 Gusht 2021.
 


Apply
Back
Top