Tirane, ofroj vend pune Senior Internal Audit
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Kontabilitet | Audit
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
EPPC Albania kërkon një Senior Internal Audit.
Përgjegjësitë Kryesore:
Kërkesat për këtë pozicion janë:
Si të aplikoni:
Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni aplikimin tuaj duke ndjekur linkun:
https://aplikim.eppc.al
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
Përgjegjësitë Kryesore:
- Kontrollon, verifikon dhe vlerëson aktivitetet e departamenteve, bashkëpunëtorëve dhe punonjësve, në mënyrë që të përcaktojë pajtueshmërinë me rregulloret e kompanisë, standartet ISO, procedurat, politikat dhe proceset e punës;
- Kryen auditime dhe verifikime tematike në lidhje me procedurat e ndjekura gjatë proceseve të punës, përpilon raporte përkatëse dhe ofron sygjerimet e nevojshme;
- Mbledh, analizon, vlerëson të dhënat e siguruara gjatë procesit të auditimit dhe përpilon raporte informative dhe prezantime për drejtuesit e kompanisë;
- Vlerëson dokumentet financiare për saktësinë dhe pajtueshmërinë me politikat e brendshme financiare dhe rregulloret tatimore;
- Identifikon rriskun financiar të kompanisë dhe ofron rekomandime për zvoglimin e tij, përcakton mënyrat për të ulur kostot dhe përmirësuar përfitueshmërinë e kompanisë;
- Zhvillon dhe menaxhon sistemin e kompjuterizuar të regjistrimit dhe raportimit të auditimit të brendshëm;
- Bashkëpunon me menaxherët e sistemit për përmirësimin e vazhdueshëm të kërkesave të standarteve sipas procedures P.9.3 Auditimi i Brendshëm.
- Planifikon dhe implementon një program vjetor auditimi.
Kërkesat për këtë pozicion janë:
- Diplomë Universitare; (e preferueshme në Shkencat Ekonomike)
- Kualifikime për Auditim përbëjnë avantazh.
- Përvojë e mëparshme pune jo më pak se 7 vjecare në pozicione të ngjashme: auditim, menaxhim i sistemeve të integruara të cilësisë, administrim etj.
- Njohje shumë e mirë e Gjuhës Angleze + MS Office;
- Aftësi organizative, komunikuese dhe analitike;
- Disponibilitet për të udhëtuar jashtë vendit.
Si të aplikoni:
Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni aplikimin tuaj duke ndjekur linkun:
https://aplikim.eppc.al
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.