• F&M Reklama kërkon Inxhinier Projektimi/Zbatimi

Përshkrimi i Kompanisë:

Dëshiron të punosh me sektorë të ndryshëm Prodhimi?

Të drejtosh dhe menaxhosh një skuadër është pikë e fortë e jotja?

Ke pasion punën me Zbërthim dhe Zbatim Projektesh?

F&M Reklama, në kuadër të zgjerimit të aktivitetit të saj,
kërkon të shtojë stafin në Departamentin e Prodhimit në pozicionin Inxhinier/e Projektimi & Zbatimi.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Supervizon prodhimin në të gjitha proçeset;
  • Asiston dhe jep ide për produktet që në fazën e projektimit;
  • Garanton zbatimin e saktë të skicave apo skedave të prodhimit;
  • Ndan planet e punës për secilin sektor në prodhim sipas specialitetit;
  • Kontrollon cilësinë e produkteve në secilin proçes, si dhe në përfundim të asamblimit final;
  • Kujdeset që produkti final të jetë si teknikisht i saktë, ashtu edhe vizualisht i përshtatshëm;
  • Bashkëpunon me inxhinierin projektues për mënyrat e realizimit/prodhimit të produkteve;
  • Raporton për ecurinë e prodhimit në bazë javore ose sipas kërkesës.
Arsimi:
  • Të kesh mbaruar studimet në Inxhinieri Mekanike, Mekatronike, Ndërtimi apo degë të ngjashme.
Kualifikime të tjera:
  • Të kesh eksperiencë në supervizim prodhimi konstruksionesh të ndryshme, apo ndjekje/zbatim projektesh;
  • Të kesh aftësi të kuptojë dhe zbatojë skica apo skeda të ndryshme prodhimi;
  • Të njohësh në mënyrë profesionale të paktën një program inxhinierik për punime 2D, 3D (AutoCAD, SolidWorks, Sketchup, SAP, CREO Elements etj.);
  • Preferohet me eksperiencë në menaxhim stafi dhe krijim ekipesh pune.
  • Preferohet të ketë liçensa të ndryshme si psh. për Sigurinë në Punë, Saldime, Punime elektrike, Punime në lartësi etj.
Aftësi të tjera:
  • Aftësi komunikimi dhe lidershipi;
  • Aftësi për zgjidhje teknike;
  • Person me integritet dhe i përkushtuar ndaj punës;
  • I apasionuar me inxhinierinë;
  • Të gatshëm për t'u përballur me sfidat e projekteve dhe për t'i shkuar deri në fund;
  • Me dëshirë për të mësuar dhe për t'u zhvilluar profesionalisht.
Mosha e aplikantit preferohet 25 - 40 vjeç

Dërgo CV-në në adresën e email-it:
[COLOR=#000000]hr@fmreklama.al[/COLOR] brenda datës 10 Gusht 2022

Për më tepër informacion kontakto në numrin e telefonit 067 60 42 013
 


Apply WhatsApp
Back
Top