• Tirane, ofroj vend pune INXHINIER ZBATIMI

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Ndertimi
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
DIMENSION është një kompani konsultuese, trajnuese dhe zbatuese në fushën e Menaxhimit Strategjik të Burimeve Njerëzore me një eksperiencë shume vjeçare të stafit të saj në Sistemin e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore.


Për një kompani të madhe në Shqipëri, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin vakant:

INXHINIER ZBATIMI




DETYRAT E POZICIONIT
- Kontrollin e punimeve në përputhje me kontratat e sipërmarrjes, projektin, preventivin,
specifikimet teknike dhe KTZ, dhe kushteve të sigurisë së shëndetit e jetës në punë.
- Kontrollin e përputhshmërisë së projekteve dhe detajeve (Identifikimin e mospërputhjeve mes projekteve arkitektonik – konstruktiv – KUZ – KUB, infrastrukturë inxhinierike nëntokësore), përfshirë rishikimin e detajeve dhe dhënien e zgjidhjeve teknike për zbatim, përfshirë detajimin konstruktiv dhe arkitektonik të elementëve të ndryshëm.
- Hartimin dhe ndjekjen e grafikut të punimeve sipas projektit dhe planit të organizimit.
- Përpilimin dhe kontrollin e të gjithë dokumentacionit tekniko ligjor në objekt, si proces-verbale, libreza masash, situacione, akte piketimi e kontrolli etj.
- Kontrollin e cilësisë dhe çështjet e sigurisë në kantier, si dhe sigurohet se të gjitha rregullat po zbatohen sipas rregullores të menaxhim QA/QC dhe HSE si dhe rregullave në fuqi;
- Kontrollin e firmave nënkontraktore duke marrë masa për të përmbushur kërkesat ligjore për sigurimin teknik në kantier.
- Ndjekjen e cilësisë së lëndëve të para që vijnë në kantier nga furnitorët e ndryshëm.
- Aprovimin e materialeve që implementohen në kantier.
- Sigurimin e zbatimit të punimeve në përputhje me politiken e menaxhimit të cilësisë të kompanisë.
- Marrjen në dorëzim të punimeve të zbatimit, kryerjen e Inspektimeve të rregullta.
- Përgatitjen e listave ose të punimeve me mangësi ose të papërfunduara si pjesë e procesit të kolaudimit.
- Zbatimin me rigorozitet të kontratave të sipërmarrjes.
- Zbatimin me rigorozitet të rregullave teknike dhe kodit të veshjes.
- Përgatitjen e dosjeve të cilësisë për materialet specifike të importit që nuk ka mundësi të analizohen në laboratorë tanë.
- Ndjekjen e zbatimit të cilësisë në procese të ndryshme teknologjike gjatë zbatimit të punimeve.
- Organizimin dhe Koordinimin me stafin në varësi (teknik, brigadier, hidraulik, elektricist, topograf) për punime në kantier.
- Udhëheqjen e punimeve, planifikimin e fronteve të punës për procese dhe kontraktorë të ndryshëm, koordinimin e programit të punës midis kontraktorëve, aty ku puna e tyre ndërthuret në faza të caktuara.
- Evidentimin e nevojave për materiale dhe mirë administrimin e tyre, të makinerive dhe të fuqisë punëtore në bashkëpunim me Drejtuesin e departamentit te Transportit.
- Përgatitjen e raporteve ditore, javore me problematikat dhe ecurinë përkatëse.
- Kontrollin periodik të kostove, në përputhje me preventivin.
- Identifikimin, planifikimin dhe llogaritjen e volumeve, për zërat e preventivit dhe zërat e punimeve të reja ose të paparashikuara në preventiv.





KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Diplomë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit.
Eksperienca: Preferohet mbi 5 vjet eksperience pune në zbatim (kryesisht në objekte Civile me karakter banimi)
Aftësi:
- Të zoterojë shumè mirë programin AUTOCAD, e si dhe të ketë njohuri shumë të mira të Paketës Office.
- Të ketë aftesi të mira manaxheriale si dhe vendimarrëse.





Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) në adresën tonë [COLOR=#558e0a][B]rekrutime@dimensionhr.al[/B][/COLOR]
Ju lutemi të specifikoni në subjektin e-mailit pozicionin vakant për të cilin aplikoni.
Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë.

JU MIREPRESIM!






*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren vetëm për qëllime rekrutimi


Cel. : +355 69 20 46 320
 


Apply WhatsApp
Back
Top