• Tirane, ofroj vend pune MENAXHER PROJEKTI

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
DIMENSION është një kompani konsultuese, trajnuese dhe zbatuese në fushën e Menaxhimit Strategjik të Burimeve Njerëzore
me një eksperiencë shume vjeçare të stafit të saj në Sistemin e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore.

Për një kompani të madhe në Shqipëri, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin vakant:

MENAXHER PROJEKTI

DETYRAT E POZICIONIT
- Zhvillon fushata periodike prokurimi në funksion të projektit-preventivit, sipas kontratës të nënshkruar dhe nevojave të kompanisë, për produktet që kërkohen për zbatimin e tij.
- Ndjek dhe finalizon kontratën me furnitorët e rinj ose ekzistues, pas fushatës së prokurimit.
- Harton dhe zbaton strategji efikase për reduktimin e kostove për prokurimet e projektit
- Garanton ndjekjen me përgjegjësi të kostove dhe komunikon me furnitorët për të bërë të mundur rakordimin me grupet e punës dhe materialeve.
- Përfaqëson kompanine me pale të treta për çeshtjet e lidhura me nënkontraktorët.
- Analizon dhe interpreton në mënyrë të vazhdueshme ecurinë e projektit në lidhje me prokurimet dhe e paraqet informacionin në raporte tek Administratori dhe Investitori i kompanisë.
- Analizon kërkesat për materiale, vegla, mjete ndihmese nëse janë në përputhshmeri me projektin elektrike dhe dergon ato tek furnitori per ti kaluar ne porosi prane furnitorit perkates.
- Kur është e nevojshme përgatit dhe propozon për ofertim kërkesat të projektit për zëra të parashikuara në kontrate.
- Menaxhon korrespondecen dhe dokumentat e projektin në perputhje me kontraten ose sipas praktikave të kompanise.
- Negocion dhe zgjidh kërkesat e klientiteve/kleringut.
- Përfaqeson kompaninë në takime nga investitori/kontraktori lidhur me projekitn.
- Menaxhon faturimin e objektit duke u dakortesuar me departamentin e Finaces dhe të dorezoje në kohë dokumentacion e kërkuar për të mundesuar faturimin mujore.
- Përgatit dhe dorezon tërë dokumentacionin për procedurat e mbylljes së projektit sipas kontratës ose sipas kërkesave të investitorit.
- Kryen post analiza për kostot e projektit, për të përcaktuar vende me hapesira për përmirësime në projekte të tjera.

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Diplomë të shkollës së larte ne Fakultetin Ekonomik, Arkitekture, Inxhinieri Ndërtimi, Hidro etj..
Eksperienca: Preferohet të paktën 5 vjet eksperience pune në sektorin e ndërtimit.
Aftësi:
- Të zotërojë shumë mire gjuhën Angleze dhe Italiane.
- Të ketë aftesi shumë të mira manaxheriale, komunikuese, organizuese dhe planifikuese.

Menyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) në adresën tonë [COLOR=#558e0a][B]rekrutime@dimensionhr.al[/B][/COLOR]
Ju lutemi të specifikoni në subjektin e-mailit pozicionin vakant për të cilin aplikoni.
Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë.

JU MIREPRESIM!

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personaledhe do të përdoren vetëm për qëllime rekrutimi


Cel. : +355 69 20 46 320
 


Apply WhatsApp
Back
Top