• Vlore, ofroj vend pune Specialist i Burimeve Njerëzore

Vlore
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Burime njerezore - HR
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një ndër grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të paluajtshme, tregtinë me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikë, etj. Gjeografikisht Grupi është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mali i Zi dhe Vendet e Ulëta duke punësuar më shumë se 5’000 persona. Grupi BALFIN është në rritje të vazhdueshme dhe synon përmirësimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të komuniteteve nëpërmjet zhvillimit ekonomik, rritjen e punësimit dhe investimeve sociale.

Balfin Real Estate & Hospitality
është pjesë e Balfin Group dhe mbulon shërbime shitje & marketing në fushën e real estate dhe shërbime akomoduese në industrinë e turizmit duke ofruar në treg një ekspertizë të nivelit të lartë.

Pozicioni: Specialist i Burimeve Njerëzore
Departamenti: Burime Njerëzore
Vendndodhja: Tiranë / Palasë, Vlorë (Green Coast Resort & Residences) (Maj-Shtator)

Përmbledhja e Pozicionit:.
Mbështet Menaxherin e Burimeve Njerëzore në procesin e rekrutimit, të trajnimit & detyrave të administrim & raportimit.
Procedon me aplikimet e punonjësve të rinj, i siguron informacion punonjësit në lidhje me rregulloren e brendshme, politikat dhe procedurat.
Koordinon lëvizjet e punonjësve nga një strukturë në tjetrën, nga një pozicion pune në një tjetër.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
  • Mbështet M.B.NJ. për krijimin e një plani rekrutimi.
  • Përgjegjës për organizimin e procesit të rekrutimit; intervistim & përzgjedhje të kandidatëve.
  • Përgjegjës për prezantimin e kushteve të punës dhe për prezantimin e kompanisë.
  • Punon për plotësimin me korrektësi të dosjes personale të punonjësve.
  • Përgatit kontratat e punës, emërimet dhe vërtetimet e ndryshme që kërkohen nga punonjësit.
  • Përgatit librezat e punës & të sigurimeve në bazë të kërkesës së punonjësve.
  • Ndjek & evidenton lejet e zakonshme të punonjësve kryen regjistrimet në ‘database’
  • Përgjegjës për krijimin e planit vjetor të trajnimit për çdo punonjës & ndjekjen e planit.
  • Përgjegjës për krijimin e një ‘database’ trajnimi dhe update-in e saj në çdo fazë
  • Organizon trajnimet për stafin e ri & atë ekzistues duke u organizuar me departamentet përkatëse.
  • Dërgon informacionin e nevojshëm tek Drejtuesit e Departamentit për punonjësit e rinj, trajnimet, lëvizjen e punonjësve, për lejet vjetore të stafit dhe për çdo problematike tjetër që lidhet me BNJ.
  • Mbledh informacionin & përgatit modulet.
  • Përgjegjës për të përpunuar të dhënat e punonjësve në ‘HR Software’.
Eksperiencat e punës:
  • Minimumi 2 vite eksperiencë pune në BNJ.
  • Eksperienca e punës në kompani me aktivitet të ngjashëm është avantazh.
Aftësi të tjera:
  • Të ketë kryer arsimin e lartë, Fakulteti Ekonomik.
  • Të ketë njohuri të mira të programeve të paketës ‘Microsoft Office’.
  • Të ketë njohuri shumë te mira të gjuhës Angleze.
  • Të ketë aftësi shumë të mira organizuese dhe të jetë i aftë të punojë në afate të përcaktuara kohore.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi të shkruar, verbal dhe ndërpersonale.
  • Të ketë aftësi të mira prezantimi.
Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në adresën hr@balfinrealestate.al me subjekt Specialist i Burimeve Njerëzore.

Afati i dorëzimit
: 20/03/2021

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top