Tirane, ofroj vend pune Financiere
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Ekonomist-Financier/e
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
DIMENSION është një kompani konsultuese, trajnuese dhe zbatuese në fushën e Menaxhimit Strategjik të Burimeve Njerëzore me një eksperiencë disa vjeçare të stafit të saj në Sistemin e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore.
Për një kompani të suksesshme në fushën e shitjeve, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin vakant:
FINANCIERE
DETYRAT & PËRGJEGJËSITË
- Kontrolli ditor i faturave te TVSH me vleften e shitjeve reale me programin Financa 5
- Kontrolli i procesverbaleve te kthimit te mallit
- Perpilimi dhe deklarimi brenda afateve ligjore te librit te shitjeve/blerjeve, listapageses etj
- Kontrolli i faturave te TVSH
- Perllogaritja e pagave mujore
- Pergatitja e dosjes se punonjesit (kontrata, kartela, Zyra e Punes, librezat etj)
- Ndjekja e ecurise me institucionet shteterore (QKB, Bashki, ISSH)
- Perpilimi i Bilancit Mujor
- Mbajtja dhe Regjistrimi i Aseteve ne Financa 5 dhe excel dhe rakordimi i tyre.
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Diplomuar në degën Financë.
Eksperienca: Minimalisht 3 vite experience pune si financier/e.
Aftësi:
- Aftësi shumë të mira të përdorimit të programit Financa 5.
- Aftësi shumë të mira organizative dhe të menaxhimit të kohës.
Mënyra e aplikimit:
Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) në adresën tonë [COLOR=#558e0a][B]rekrutime@dimensionhr.al[/B][/COLOR]
Ju lutemi të specifikoni në subjektin e-mailit pozicionin vakant për të cilin aplikoni
JU MIRËPRESIM
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren vetëm për qëllime rekrutimi
Apply WhatsApp