• Megatek, ofron vend pune Specialist Logjistike Për Shitjet Online

Megatek_cover.jpg


HISTORIKU

MEGATEK, hipermarketi më i madh i tipit “Do It Yourself" në Shqipëri, i cili ofron shitje me shumicë dhe pakicë, po kërkon të punësojë:

Specialist logjistike për Shitjet Online

Detyrat Kryesore:
· Koordinon ndërveprimin e magazinës dhe korrierit për të gjithë porositë e kryera në E-shop.
· Ndërvepron dhe koordinon të gjithë punën me korrierin për të gjitha porositë e kryera online.
· Përgjegjës që sistemi të përmbajë informacion të saktë mbi vendndodhjen e porosisë.
· Planifikon, shpërndan dhe mbikqyr stafin që ka nën vartësi, bazuar në nevojat e departmentit dhe biznesit.
· Mbikqyr dhe organizon të gjithë procesin e daljes së mallrave. Siguron produktivitet dhe saktësi. Porositë përfundohen dhe dërgohen në kohën e duhur.
· Kujdeset që stafi të punojë pa rreziqe dhe sipas procedurave
· Kontrollon spontanisht porosi të ndryshme dalje apo hyrje për saktësinë e tyre.
· Trajnon, mbështet, nxit dhe motivon stafin për të arritur produktivitetin dhe cilësine e pritur.

Arsimi:
Të ketë përfunduar studimet e larta, dhe të ketë jo me pak se 2 vite eksperiencë pune.

Aftësitë:

  • Aftësi shumë të mira komunikuese
  • Aftësi shumë të mira prezantuese
  • Aftësi shumë të mira negociuese
  • Aftësi analizuese.
Aftësi të tjera:
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze.
  • Njohuri bazë të paketës Microsoft Office.
  • Të disponojë patentë të klasit B.
Procedura e Aplikimit:
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni CV të detajuar tek Divizioni i Burimeve Njerëzore nëpërmjet njërës nga mënyrat si në vijim:

1. Me e-mail: humanresources@megateksa.com/ ose ne numrin e telefonit 069 60 82318
2. Duke dërguar me postë në adresën e mëposhtme:
MEGATEK S.A
Divizioni i Burimeve Njerëzore
Autostrada Tiranë-Durrës km 7.
Tirana, Albania
 


Apply WhatsApp
Back
Top