• Lushnje, ofroj vend pune Manaxher i Shitjeve

Lushnje
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Balfin Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industrial, miniera e metalurgji, etj.

Agrocon Albania Sh.p.k
është një kompani shqiptare që zhvillon aktivitetin e saj në fushën e bujqësisë. Aktivitet përfshin prodhimin e perimeve të fresketa në serë, në fushë të hapur, grumbullimi i perimeve nga fermerët e zonës si dhe shitja me shumicë për eksport dhe në tregun shqiptar.

Pozicioni
: Manaxher i Shitjeve
Raporton: Departamenti i Shitjeve
Shoqëria: Agrocon Albania shpk
Vendndodhja: Fshati Ngurrëz e Vogël, Lushnje

Përmbledhje: është përgjegjës për ngritjen e strategjisë së shitjes së prodhimit të prodhuar në fermë dhe të grumbulluar nga palët e treta, hulumtimit të tregut të industriesë dhe marketimit të produkteve në tregjet vendase dhe të huaja.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
· Hulumton tregun vendas dhe të huaj për të njohur çmimet e prodhimeve nga konkurent direkt dhe indirekt;
· Është përgjegjës i drejtë për drejtë për ngritjen e strategjisë së shitjeve të prodhimit vjetor bazuar në tendencat e 3 viteve te fundit;
· Është përgjegjës i drejtë për drejtë për vendosjen e objektivave strategjik të shitjeve te prodhimit vjetor;
· Në bashkëpunim me Departamentin e Prodhimit dhe bazuar në analizën e kërkesave/tendencave të tregut, merr pjesë në krijimin e planit të të mbjellave vjetore;
· Vendos në bashkëpunim me Administratorin e Përgjithshëm çmimin e shitjes së prodhimeve, pasi ka kryer hulumtimet përkatëse dhe negocion me klientët;
· Ndjek marrëdhenie me klientët, kontratat si dhe krijon një database me kontaktet përkatëse;
· Kujdeset dhe mbikëqyr proceset e eksportit dhe marrëdhenien me doganat për dokumentacionin shoqërues;
· Propozon proçedura për mënyrën e manaxhimit dhe shitjes së prodhimit së cilësisë se dytë/tretë;
· Ndjek arketimet e të ardhurave nga klientet vendas / të huaj dhe raporton në mënyrë periodike (javore) ecurinë e tyre;
· Është përgjegjës i drejtë për drejtë për ngritjen e një database me të dhëna ditore mbi tendencat e çmimeve të prodhimit në tregjet vendase dhe ato të huaja;
· Komunikon në mënyrë aktive ditore me klientët mbi çmimet, ofertat dhe produktet e prodhuara dhe të grumbulluara nga palët e treta;
· Raporton në mënyrë periodike (javore) realizimin e shitjeve të prodhimeve të prodhuara në fermë dhe të grumbulluara nga palët e treat.

Kërkesa dhe kualifikime

Edukimi: Diplomë Universitare në Ekonomi, Agrobiznes.
Eksperiencë Pune: Minimalisht eksperiencë 5 vjeçare në fushën e shitjeve. Eksperiencë në shitjen e prodhimeve të perimeve dhe frutave përbën përparësi.

Kualifikime të tjera:
· Gjuhë e Huaj: Gjuha Shqipe dhe Angleze është një kusht i domosdoshëm dhe gjuhë të huaja të tjera përbëjnë përparësi.
· Minimalisht 2 vjet eksperiencë në manaxhimin e punonjësve apo një ekipi;
· Aftësi të mira analitike dhe leadership-I;
· I/E motivuar dhe i/e aftë për të motivuar ekipin që do të punoj;
· Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësi për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete;
· Aftësi të shkëlqyera komunikuese, të zotërojë etikë pune dhe integritet;
· Afësi të shkëlqyera analitike dhe aftësi për të zgjidhur në mënyrë efikase problemet;
· Aftësi shumë të mira për të ruajtur informacionin konfidencial;
· Të ketë aftësi në përdorimin e kompjuterit dhe gjenerimin e raporteve;
· Të jetë në gjendje për të udhëtuar brenda dhe jashtë Shqipërisë;
· Të ketë patentë për drejtimin e automjetit.

Procedura e aplikimit:
Për të aplikuar për këtë pozicion, jeni të lutur të dërgoni CV tuaj nëpërmjet emailit tek adresa hr@agroconalbania.al

Afati i dorëzimit:
31 Tetor 2017
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë.
 


Apply
Back
Top