• Lushnje, ofroj vend pune Ekonomik, Agrobiznes

Lushnje
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Asistence | Sekretari | Backoffice
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
NJOFTIM PUNE
Balfin Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industrial, miniera e metalurgji, etj.
Agrocon Albania Sh.p.k është një kompani shqiptare që zhvillon aktivitetin e saj në fushën e bujqësisë. Aktivitet përfshin prodhimin e perimeve të fresketa në serë, në fushë të hapur, grumbullimi i perimeve nga fermerët e zonës si dhe shitja me shumicë për eksport dhe në tregun shqiptar.
Pozicioni: Asistent/e në Departamentin e Shitjeve
Raporton: Departamenti i Shitjeve
Shoqëria: Agrocon Albania shpk
Vendndodhja: Fshati Ngurrëz e Vogël, Lushnje

Përmbledhje: Asistente në Departamentin e Shitjeve ka si detyrë parësore informimin dhe komunikimin ditor me klientë të kompanisë për shitjen e prodhimit në sera dhe të grumbulluar nga palët e treta.NJOFTIM PUNE
Balfin Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industrial, miniera e metalurgji, etj.
Agrocon Albania Sh.p.k është një kompani shqiptare që zhvillon aktivitetin e saj në fushën e bujqësisë. Aktivitet përfshin prodhimin e perimeve të fresketa në serë, në fushë të hapur, grumbullimi i perimeve nga fermerët e zonës si dhe shitja me shumicë për eksport dhe në tregun shqiptar.
Pozicioni: Asistent/e në Departamentin e Shitjeve
Raporton: Departamenti i Shitjeve
Shoqëria: Agrocon Albania shpk
Vendndodhja: Fshati Ngurrëz e Vogël, Lushnje

Përmbledhje: Asistente në Departamentin e Shitjeve ka si detyrë parësore informimin dhe komunikimin ditor me klientë të kompanisë për shitjen e prodhimit në sera dhe të grumbulluar nga palët e treta.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
· Është personi përgjegjës mbi kontaktimin e klientëve në mënyrëm periodike;
· Kujdeset për të përditësuar informacionin mbi ofertat e specifikimet e produktit si dhe kushtet e dergesave / eksportit të prodhimit;
· Nën mbikëqyrjen e Departamentit të Shitjeve do të komunikoj dhe negocioj çmimin e shitjes së produktit;
· Nën mbikëqyrjen e Departamentit të Shitjeve kujdeset për të mbyllur porositë në kushte favorizuese për kompaninë;
· Kujdeset për organizimin dhe përgatitjen e dokumentacionit të eksportit si:
· Përllogaritja e fitimit për kamion;
· Dokumentacioni shoqërues;
· Etiketimi i paketimeve të prodhimit;
· Informimi mbi datën e mberritjes së prodhimit dhe dorëzimi i dokumentacionit të plotë tek klienti;
· Kudjeset për të mirëmbajtur database me informacionin mbi marrëdheniet me klientët;
· Raporton në bazë ditore mbi ecurinë e komunikimeve dhe marrëveshjeve të realizuara;
· Përpilon raporte mbi sasitë e shitura për nevoja të departamentit te Shitjeve dhe Adminstratës.

Kërkesa dhe kualifikime

Edukimi: Diplomë Universitare në Ekonomi, Agrobiznes
Eksperiencë Pune: Të ketë ekperiencë pune të mëparshme në punë zyre.

Kualifikime të tjera:
· Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësi për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete;
· Aftësi të shkëlqyera komunikuese, të zotërojë etikë pune dhe integritet;
· Afësi të shkëlqyera analitike dhe aftësi për të zgjidhur në mënyrë efikase problemet;
· Zotërimi i shumë I mire I gjuhës anlgeze në të folur dhe shkruar;
· Aftësi shumë të mira për të ruajtur informacionin konfidencial;
· Të ketë aftësi në përdorimin e kompjuterit dhe gjenerimin e raporteve;
· Të jetë në gjendje për të udhëtuar brenda dhe jashtë Shqipërisë;
· Të ketë patentë për drejtimin e automjetit.

Procedura e aplikimit:
Për të aplikuar për këtë pozicion, jeni të lutur të dërgoni CV tuaj nëpërmjet emailit tek adresa hr@agroconalbania.al
Afati i dorëzimit: 30 Shtator 2017
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë.
 


Apply
Back
Top