• Tirane, ofrohet vend pune Teknik Elektrik

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Elektricist
Gjuha
spar_albania_cover.jpg


NJOFTIM PUNE
Profili i kompanisë: SPAR Albania është pjesë e Balfin Group dhe drejton rrjetin më të madh të shitjeve ushqimore me pakicë me të drejtën e eksluzivitetit të emrit “SPAR”.
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor.Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi, Zvicer ,Kroaci dhe Holandë, me afërsisht 5’200 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj.Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni: Elektricist
Departamenti: i Mirëmbajtjes
Vendodhja: Tiranë

Detyrat bazë dhe qëllimi i pozicionit: Ndjek me përpikmeri udhëzimet e Menaxherit të Mirëmbajtjes në mënyrë që cdo problem teknik i pajisjeve elektrike në dyqane të rregullohet në mënyrë sa më të shpejtë.
Përgjegjësitë kryesore:
-Rregullon cdo problem teknik të pajisjeve elektrike në dyqane në kohë minimale.
- Raporton të gjitha mungesat e pajisjeve dhe problemet e mirëmbajtjes tek supervizori dhe i dokumenton tek libri i dokumentave.
- Përzgjedh veglat e duhura, materialet ose pajisjet sipas rregullave dhe procedurave të caktuara.
- Kthen të gjitha veglat, materialet dhe pajisjet tek vendi i caktuar i magazinës.
- Raporton çdo vegël ose pajisje të humbur ose të prishur tek personeli i caktuar
- Ndryshon në mënyrë eficiente vegla të reja për t’ju përshtatur specifikimeve të përcaktuara për sigurinë.

Rregullat për sigurinë teknike
- Duhet të respektojnë me rigorozitet rregullat për sigurinë teknike.
- Të kenë kujdes në përdorimin e veglave të mëdha.
- Të kenë kujdes me përdorimin e veglave që punojnë me rrymë elektrike, të sigurohen para përdorimit të mos ketë tela të zhveshur, priza të djegura etj.

Kërkesat:
a. Edukimi: Të ketë kryer arsimin e mesëm (profesional).
b.Eksperiencat e punës: Preferohet të ketë eksperiencë pune të ngjashme minimumi 1 vit.
c. Kualifikime të tjera:
-Të ketë njohuri të mira teknike.
d. Aftësi të tjera:
- Të zotërojë aftësi të mira komunikuese;
- Dëshirë për bashkëpunim dhe ndërveprim;

Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre së bashku me letër motivimi në adresën e e-mailit hr@spar.al duke përcaktuar në subjekt pozicionin ose nëpërmjet postës në adresën: Spar Albania, Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top