• Tirane, ofrohet vend pune Jurist/e

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Jura | Drejtesi
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Abissnet kryen veprimtarinë e vet në fushën e telekomunikacionit, duke ofruar shërbime të internetit, telefonisë fikse dhe televizionit për klientët në Shqipëri.
Për fuqizimin e personelit kërkojmë: Jurist/e.


Detyrat
  • Hartimi i kontratave të Ilojeve të ndryshme;
  • Konceptimi i ankimeve, padive, akteve të tjera proceduriale gyqësore si dhe shkresave administrative;
  • Kryerja e përfaqësimeve gjyqësore;
  • Ndjekja e procedurave të registrimit dhe veprimeve te tjera administrative në drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës;
  • Përgatitja dhe depozitimi në QKB i të gjitha akteve tregtare për çështjet tregtare të shoqërisë;
  • Kryerja dhe ndekja e procedurave për përfitimin e lejeve dhe licencave të nevojshme në kuadër të veprimtarisë së shoqërisë;
  • Përgatitja e dokumentacionit juridik për pjesëmarrjen e shoqërise në prokurime publike.

Kualifikimet
  • Të jetë diplomuar për Drejtësi dhe të ketë mbaruar studimet Bachelor dhe Master me rezultate të larta;
  • Preferohet me mbi 3 vite përvojë pune;
  • Të ketë aftësi shumë të mira analizuese, argumentuese, të formulimit të qartë të mendimit juridik dhe shkrimit sipas standardeve ligjore;
  • Të zotërojë anglishten ligjore në mënyrë profesionale ;
  • Të ketë njohuri të programeve kryesore të Microsoft Office etj;
  • Të ketë aftësi shumë të mira negocimi, komunikimi, prezantimi dhe pune në grup.

Te interesuarit te kontaktojne ne emailin:

b.njerëzore@abissnet.al


Cel. : 0692230227
 


Apply WhatsApp
Back
Top