• Tirane, ofrohet vend pune Shofer Personeli

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
2 Piramida | ETC | TVSH | Stadiumi
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Shofer
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Profesionisti_banner.jpg


Agjencia e Rekrutimit Profesionisti është një Agjenci Rekrutimi dhe Konsulence e fokusuar në vlerësimin e Burimeve Njerëzore dhe lehtësimin e bizneseve për të zgjedhur stafin e duhur. Misioni ynë është të ndihmojmë klientët tanë të gjejnë dhe punësojnë profesionistët më të kualifikuar në profesione të zgjedhura dhe shumë të aftë, si dhe t'i ndihmojmë ata profesionistë të gjejnë mundësitë më të mira të punës në fushat e tyre përkatëse dhe të çojnë më tej karrierën e tyre.

Pozicioni i punës: Shofer Personeli
Kushtet e kontratës: E pacaktuar
Vendndodhja: Tiranë, Shqipëri


Qëllimi i Pozicionit: Drejtimi i automjetit të kompanisë për të kryer transportimin/lëvizjen e stafit të kompanisë.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

• Siguron shërbim transporti për stafin e kompanisë.
• Ndjek sipas nevojës riparimet/shërbimet e makinave në serviset e përcaktuara
• Mirëmban dhe furnizon me karburant automjetetet
• Kujdeset për mirëmbajtjen e mjetit dhe nëse konstaton defekte njofton eprorin e tij.
• Punëdhënësi mund ti caktojë punëmarrësit dhe detyra të tjera, bazuar në nevojat e kompanisë

Kërkesat për këtë pozicion:

• Edukimi: Të ketë perfunduar Arsimin e Mesem
• Eksperienca: Minimumi 2-vite eksperiencë në këtë pozicion.

Aftësitë dhe kompetencat:

• Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese;
• Të ketë personalitet të qetë dhe integritet të lartë;
• Të jetë person që e kupton dhe e respekton hierarkinë;
• Të jetë i aftë të punoj në ekip
• Të zotërojë lejedrejtimi të kategorisë B
• I gatshëm të punojë jashtë orarit ose të lëvizë në qytete jashtë Tiranës nëse i kërkohet

Kompania ofron:

• Adresa e punës: Zyrat qendrore (Tiranë);
• Zbatohet Kodi i Punës në lidhje me kontratën, pushimet vjetore, festat zyrtare, etj;

Në rast se posedoni cilësitë e listuara më sipër, ju lutem të dërgoni CV-në tuaj duke specifikuar pozicionin në fjalë në adresën tonë elektronike: rekrutim@profesionisti.al

Afati i aplikimit: 19/06/2023


"Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”


Vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen nga Agjencia.
 


Apply WhatsApp
Back
Top