• Tirane, ftese per oferte Realizimi i pushimeve verore Fshati SOS

Tiranë me, 15.05.2023

FTESË PËR OFERTË
ME OBJEKT: Realizimi i pushimeve verore për Fëmijët e Shoqatës SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri

Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë sociale, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë me bazë familjare për fëmijët, të cilët kanë humbur kujdesin prindëror, apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë në familjet e tyre biologjike.
SOS Fshatrat e Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët dhe familjet në nevojë përmes projekteve komunitare, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të këtyre familjeve.
SOS Fshatrat e Fëmijëve është anëtare e Organizatës Ndërkombëtare, SOS Kinderdorf International, krijuar nga Herman Gmeiner në vitin 1949. Ajo është prezente në 136 vende në botë në shërbim të fëmijëve, familjeve dhe komuniteteve.
Misioni ynë: Ne krijojmë familje për fëmijët në nevojë, ne i ndihmojmë ata që të ndërtojnë të ardhmen e tyre dhe marrim pjesë në zhvillimin e komuniteteve të tyre.


SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është e interesuar për të kontraktuar një kompani të liçensuar në ofrimin e shërbimeve hoteleri-turizem për pushimet verore të Fëmijëve të SOSFF. SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri fton të gjitha kompanitë që ushtrojnë aktivitetin e tyre në fushën e hoteleri-turizmit të paraqesin interesin e tyre brenda datë 30.05.2023, ora 16:00, duke dërguar ofertën financiare dhe të gjitha dokumentacionet plotësuese me e-mail në adresën info@soskd.org.al.

Për informacion më të detajuar jeni të lutur të aksesoni dokumentin bashkëngjitur kësaj ftese për ofertë.

Faleminderit!
 

Attachments

  • Kerkese per oferte-Pushime verore.docx
    93.7 KB · Views: 34


Contact
Back
Top