• Tirane, ofroj vend pune Senior Core Banking Analyst

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Informatike | Programim
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
EPPC Albania kërkon një Senior Core Banking Analyst, për klientin e saj një ndër institucionet më serioze dhe të konsoliduara në sektorin bankar.

Përgjegjësitë Kryesore:

· Mirëmban, parametrizon UB Core Financial Software;
· Dokumenton proceset dhe përditëson procedurat sipas nevojës dhe frekuencës;
· Zhvillon module dhe personalizon produktet sipas kërkesave të biznesit;
· Vlerëson kërkesat për mirëmbajtje të software-it që vijnë nga përdoruesit;
· Raporton problematikat përmes suportit online;
· Teston zgjidhjet në mjedise testimi dhe i aplikon në përputhje me procedurat në fuqi;
· Mirëmban dhe parametrizon kanalet alternative, si ndërfaqe Web, Mobile, WebServices ose File based;
· Krijon raporte sipas kërkesës së biznesit apo ekipit drejtues;
· Ofron zgjidhje për krijimin e raporteve specifike jashtë mjedisit të raportimit, sipas kërkesave nga palë të treta (si CROA, MOF, AML, ASD);
· Zhvillon interface dhe komponentë në software-in kryesor, që suportojnë kërkesat e palëve të treta;
· Ofron zgjidhje për krijimin e produkteve dhe shërbimeve të reja përmes parametrizimeve dhe zhvillimeve;
· Ofron suport të nivelit të parë në procesin e mbylljes së ditës.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

· Diplomë Universitare në degën Informatikë, Elektronikë ose fusha të tjera të ngjashme;
· Eksperiencë e mëpareshme minimalisht 3 vite në pozicionin e administratorit të sistemeve financiare/core banking system, me fokus realizimin e kerkesave te biznesit (MUST eksperienca në sektorin bankar);
· Aftësi për të kuptuar ciklin e zhvillimit të software-ve dhe njohuri të bazave të të dhënave Oracle, MS SQL Server dhe të jetë familjar me Oracle PLSQL, T-SQL, SQL, J2EE dhe XML;
· Eksperiencë me Oracle DB 12c/18c/19c si dhe me programe të raportimit si: SAP BI ose Oracle BI;
· Njohuri të mira në sistemet Unix/Linux ;
· Aftësi shumë të mira komunikimi, organizative, dhe i/e vëmendshëm ndaj detajeve;
· Aftësi për të punuar në projekte në grup, sens të lartë përgjeshshmërie dhe me iniciativë për proceset e punës;
· Njohuri të mira të gjuhës Angleze.

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni aplikimin tuaj duke ndjekur linkun: https://aplikim.eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet. Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 
Back
Top