• Dhermi, ofrohet vend pune Senior Receptionist

Dhermi - Palase
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Recepsionist/e
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience
Balfin Real Estate & Hospitality është pjesë e Grupit BALFIN dhe mbulon shërbime shitje & marketing në fushën e Real Estate dhe shërbime akomoduese
në industrinë e turizmit, duke ofruar në treg një ekspertizë të nivelit të lartë.

Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Gjeografikisht Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci dhe Holandë, me afërsisht 5,200 punonjës në total.
Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën.
Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

Pozicioni: Senior Receptionist
Departamenti: Hospitality
Vendndodhja: Green Coast Resort and Residences, Palasë

Përmbledhja e Pozicionit:
Senior Receptionist është përgjegjës për mbikëqyrjen e procesit të dhënies së vilave me qira dhe për shërbimet e ndryshme qe ofron resorti.
Gjithashtu është përgjegjës për ruajtjen e një mjedisi profesional në punë, të përqendruar në shërbimin cilësor të klientëve, mbikëqyrjen e stafit dhe funksionet e alokuara financiare.

Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
  • Mbikëqyr menaxhimin e përditshëm të portofolit të vilave me qira duke përfshirë recepsionistët, shoqëruesit, stafin operacional ,
    inventarin e vilave dhe zgjidh të gjithë tipat e konflikteve dhe / ose shitjet, kërkesat e klientëve, preferencat dhe / ose nevojat;
  • Drejton, orienton dhe motivon stafin;
  • Inventarizon dhe mban përgjegjësi për të gjitha vilat e dhëna me qira dhe vilat e rezidentëve nën programin e qirasë, pajisjeve, mobilimit, etj.;
  • Përgjegjës për transaksionet financiare dhe menaxhimin e parasë ‘cash’;
  • Koordinon shërbimet e mirëmbajtjes dhe pastrimit me departamentet përkatëse për të siguruar në kohë shërbimin ndaj klientëve/rezidentëve;
  • Përgjegjës për drejtimin dhe trajnimin e stafit të recepsionit, sigurohet që ata mbështesin klientët duke i siguruar cilësi të lartë të shërbimit;
  • Vepron si një drejtues duke dhënë hapin e parë të mbështetjes për shërbimet e nevojshme në resort;
  • Përgjegjës për përgatitjen e raporteve financiare ditore të të gjithë aktivitetit;
  • Mbikëqyr ngarkesën e punës dhe orarin e stafit, cakton detyra dhe përgjegjësi sipas nevojës për të përmbushur nevojat operacionale ndaj klientëve/rezidentëve;
  • Mban një databazë të organizuar dhe gjithëpërfshirëse, të regjistrimit të statusit të vilave/apartamenteve sipas datave të rezervuara;
  • Përgatit dhe dorëzon në kohë raportet e kërkuara të performancës në lidhje me recepsionin;
  • Informon stafin rregullisht, realizon takime për të identifikuar problematikat dhe për t’iu dhënë zgjidhje;
  • Sigurohet që i gjithë stafi është i azhurnuar dhe njeh procedurat;
  • Sigurohet që të gjithë punonjësit e recepsionit janë të trajnuar mirë për të gjitha politikat dhe procedurat e sigurisë dhe emergjencës,
    të gatshëm për të ndërmarrë veprime dhe për të drejtuar nëse paraqitet nevoja.
Eksperiencat e punës:
  • Preferohet të ketë 1-2 vjet eksperiencë pune në hotele & resorte.
Aftësi të tjera:
  • Preferohet të ketë diplomë në menaxhim, hoteleri ose në ‘hospitality’.
  • Aftësi, dëshirë për të udhëhequr dhe trajnuar një ekip duke ruajtur harmoninë në zyrë dhe motivimin.
  • Aftësia për të trajtuar problemet në një mënyrë sa më profesionale.
  • Kryen punën me saktësi, shpejtësi dhe është i/e vëmendshëm ndaj detajeve.
  • I/e gatshëm/e dhe i aftë për të punuar me turne.
  • Aftësia për të ruajtur konfidencialitetin e informacionit të vizitorëve.
  • Aftësi të shkëlqyera të komunikimit verbal dhe jo verbal.
  • Aftësitë për zgjidhjen e problematikave që mund të shfaqen.
  • Aftësi për të ndjekur udhëzimet dhe për të punuar i pavarur.
  • Njohuri të sistemit Opera (përbën avantazh).
Kushtet e Punës:
Balfin Real Estate and Hospitality është një punëdhënës me mundësi të barabarta që ofron një mjedis pune profesional dhe dinamik,
një paketë tërheqëse kompensimi dhe përfitimesh dhe mundësi për të shpalosur plotësisht potencialin tuaj profesional.

Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në këtë link

Afati i dorëzimit
: 07/04/2023

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top