• Tirane, ftese per oferte Ekspert per ngritjen e klubeve te karrie Leke

Tirane
FTESË PËR OFERTË


Emri: Qendra Kombëtare për Shërbime Komunitare
Adresa: Rruga “Isa Boletini”,Pallati “Planet – X”,Ap.1,Tirane
E-mail: nccs.albania@gmail.com
Afati i dorëzimit të ofertës: 30 Mars 2023


Qendra Kombëtare për Shërbime Komunitare po zbaton projektin “Forcimi kapaciteteve për karrierë të të rinjve nëpërmjët nxitjes së partneriteteve në Bashkinë Kamëz.” në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Prendimor 2 (ReLOaD2), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), duke mbështetur bashkitë në zhvillimin e mekanizmave transparente të financimit për OSHC-të, në mënyrë që të përmirësojë ofrimin e shërbimeve për qytetarët në komunitetin lokal. Në kuadër të zbatimit të këtij projekti organizata kërkon të organizojë një aktivitet për të cilin është i nevojshëm : Ekspert për ngritjen e klubeve të karrierës në shkollat e Bashkisë Kamëz
Kushtet për pjesëmarrje:
Të gjithë personat e interesuara duhet të dorëzojnë ofertën e tyre sikurse parashikohet në kushtet e përgjithshme dhe specifike të kësaj ftese deri më 30 Mars 2023, në adresën e e-mailit: nccs.albania@gmail.com
Specifikimet teknike:
Për këtë projekt, Qendra Kombëtare për Shërbime Komunitare do të zhvillojë procedurën e prokurimit për shërbimet sipas përshkrimeve në tabelën e mëposhtme.


Nr
Përshkrimi i shërbimit
Çmimi/njësi Lekë
Me TVSH
1
Ngritja e 5 klubeve të karrires për të rinjtë në shkollat 8 vjecare dhe të mesme të bashkisë Kamëz (Takime me zyrën e punës dhe bizneset në bashkinë Kamëz, Takime me stafet drejtuese të shkollave, prindër dhe nxënës).
Ky shërbim do të kryhet për 5 ditë të shtrira në kohë në Maj 2023

Specifikime të përgjithshme teknike:

EDUKIMI:
Të ketë mbaruar arsimin e lartë në degën e shkencave shoqërore .

EKSPERIENCA:
Të ketë të paktën 2 vite eksperiencë pune ne shoqerine civile.
Të ketë eksperienca të ngjashme pune me të rinjtë
Te jetë i/e komunikueshëm ,korrekt,që respekton afatet,të punojë në grup,i/e artikuluar
Personat e interesuar së bashku me ofertën financiare të dërgojnë CV-në dhe Letrën e interesit
Ofrimi i ketij shërbimi kërkohet për periudhën Maj 2023. Datat specifike do të përcaktohen në kontratën e lidhur me personin fitues.



Kushte të përgjithshme:



  1. Dorëzimi i ofertës do të bëhet vetëm nëpërmjet e-mail në adresën e organizatës nccs.albania@gmail.com brenda datës 30 Mars 2023 ose në adresën e organizatës-Qendra Kombëtare për Shërbime Komunitare,Rruga “Isa Boletini”,Pallati “Planet-X”,Ap 1,Tirane
Nuk pranohen ofertat dorazi.

  1. Pagesa e subjektit kryhet me transfertë bankare pas marrjes së shërbimit dhe lëshimit të faturës përkatëse.

Në ofertën e tij, ofertuesit duhet të paraqesë të dhënat e plota të personit te kontaktit. Gjithashtu ofertuesit, krahas Ofertës financiare të plotësuar, e cila duhet të jetë në ALL dhe TVSH të përfshihet në kosto/çmim, duhet të paraqesin edhe këto dokumenta:

  1. Ofertën financiare për çdo shërbim sipas tabelës më sipër.
  2. Numrin e llogarisë bankare.

Ofertuesi që ofron shërbimin me çmimin më të ulët dhe në përputhje me specifikimet teknike sipas ftesës, do të njoftohet për të nënshkruar kontratën.



Autoriteti Kontraktor
Qendra Kombëtare për Shërbime Komunitare
 


Contact
Back
Top