• Tirane, ofroj vend pune Planner

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
2 Pazari i ri | 9-katshet | Barrikada
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Axis Translations&Technical Services Albania ofron vend pune - Planner.

Preferohet qe aplikanti :
* Te jete njohes i mire i gjuhes Angleze (shkruar dhe folur), njohja e gjuhes Italiane perben avantazh.
* Te kete njohuri bazike te sistemit operativ Windows, dhe komandave te PC.
* Te zoteroje MS OFFICE WORD, EXCEL dhe OUTLOOK, njohja e programeve te tjera perben avantazh.
* Te kete aftesi te mira komunikuese dhe bashkepunimi ne grup
* Te jete i afte te shkruaje ne tastiere me shpejtesi relativisht te mire
* Te jete person i motivuar, i afte te perballoje fluksin e punes dhe te ofroje zgjidhje sipas rastit.
* Te jete i perkushtuar ne pune
* Te kete natyre zgjidhese te problematikave te ndryshme qe mund te dalin gjate procesit te punes

Duke qene se pozicioni eshte relativisht i ri, dhe jo shume i njohur ne tregun Shqiptar, eksperienca e meparshme nuk eshte kusht... cdo gje do te mesohet gjate punes.

Rreth punes/pozicionit :
* Orari i punes eshte fiks 09:00-18:00 me 1 ore pushim dreke 13:00-14:00
* Planneri do beje planifikimin e gjithe procesit te punes, nga momenti i konfirmimit te kerkeses se klientit, gjetja e perkthyesve, planifikimi i tyre, komunikimi i nevojshem me departamentet e tjera te kompanise (graphic, cat tool, project manager, delivery) dhe dorezimi final i fileve te perkthyera
* Planneri duhet te jete ne gjendje te punoje me prioritete sipas kerkeses se klienteve
* Kompania operon ne 2 platforma te specializuara ne fushen e perkthimeve, MEMSOURCE dhe PLUNET. Ne kete menyre, njohja e ketyre platformave me perpara perben avantazh.
* Planneri do te punoje gjithnje i koordinuar me personin qe do kete mbi koke (head-planner) dhe do i pergjigjet dhe kerkoje ndihme atij ne varesi te kerkesave te punes.
* Planneri duhet te jete ne gjendje te respektoje deadlinet e kerkuara nga klientet.
* Pagesa fillestare eshte 50.000 - 60.000 leke te reja. Kjo do vendoset nga performanca juaj gjate trajnimit. Sigurimet paguhen nga kompania. Kontrate e rregullt pune. Ne baze te vleresimeve 6 mujore ose dhe 1 vjecare, sipas performances se plannerit, do diskutohen bonuset e mundshme dhe rritja e pages.
* Zyrat tona ndodhen tek 9 kateshet

Te interesuarit te cojne CV ne kete adrese emaili: axisgroupholding.albania@gmail.com
ose/dhe te kontaktojne dhe te cojne CV ne kete nr telefoni : +355696785060
 


Apply WhatsApp
Back
Top