PunaJuaj 728x120

  1. Standart WVA kërkon të kontraktojë kompani për “Asistencë teknike audio-vizuale për prodhimin, post-produksionin dhe transmetimin e drejtpërdrejtë të Festivalit të Rinisë '22 në platformat dixhitale

    Kërkohet kompani mbi: "Asistencë teknike audio-vizuale për prodhimin, post-produksionin dhe transmetimin e drejtpërdrejtë dhe me cilësi të Festivalit të Rinisë 2022 në platformat dixhitale"
    Datat e aplikimit 19 maj 2022 – 1 qershor 2022 – TOR NO136FY22


    Çdo vit, World Vision Albania (WVA) organizon eventin e Festivalit Rinor, me përfaqësues të grupeve rinore, përfaqësues të qeverisë, politikëbërës, donatorë, korporata dhe partnerë të tjerë. Ky event synon të krijojë një platformë interaktive, ku të rinjtë nga i gjithë vendi, të trajtojnë çështje të caktuara në zonat ku jetojnë, përballë aktorëve që kanë mundësi të ndikojnë në zgjidhjen e tyre dhe t'i mbajnë ata përgjegjës per politikat e ndermarra. Çdo vit Festivali i Rinisë ka një temë të caktuar rreth së cilës zhvillohet i gjithë ngjarja. Është zhvilluar në bashkëpunim me aktorë që kanë interes për të rinjtë.

    Festivali këtë vit titullohet “1Goal4IIMPACT” dhe tema kryesore e tij është përdorimi i sportit, si mjet për të promovuar përfshirjen sociale, aktivizmin e të rinjve dhe përmirësimin e shëndetit mendor dhe fizik. Festivali i Rinisë do të ndërthurë aktivitetet sportive me mesazhe advokuese sociale dhe mundësi për të rinjtë. Nëpërmjet një qasjeje pjesëmarrëse, të rinjtë do të lehtësojnë një dialog konstruktiv me palët e interesuara në nivel lokal dhe kombëtar, duke propozuar zgjidhje, duke avokuar dhe kërkuar llogaridhënie. Në kuadër të këtij projekti WVA po kërkon të kontraktoj kompani mbi "Asistencë teknike audio-vizuale për prodhimin, post-produksionin dhe transmetimin e drejtpërdrejtë dhe me cilësi të Festivalit të Rinisë 2022 në platformat dixhitale"
    Ekspertet/ Organizatat/ Kompanite e intersuara për të marrë pjesë në këtë thirje janë të ftuar të aplikojnë referuar termave të referencës më poshtë. Afati I Aplikimit është 1 qershor 2022.

    Per me shume informacion link me posht:

    https://www.worldvision.al/wva-kerko...oduksionin-dhe

    dokumenti bashkangjitur dokumenti bashkangjitur


      Raporto