• Tirane, ofrohet vend pune Business Analyst

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. IT | TIK | Informatike Ekonomike
Gjuha
  1. anglisht
Business Analyst

Përshkrimi

Zero është partneri i parë zyrtar i Odoo në Ballkan. Ne implementojmë Odoo ERP për institucione dhe biznese të mëdha në rajonin tonë për gamë të ndryshme industrish.
Këtë vit jemi zgjedhur si një ndër tre partnerët e rinj më të mirë në Evropë nga Odoo. Jemi në kërkim për kandidatë të interesuar për inovacionin në tekonologji
dhe që kërkojnë të zgjerojnë aftësitë e tyre përmes një karriere në konsulencën ERP dhe teknologjinë e informacionit, në një epokë ku financa nuk funksionon pa tekonologjine.

Çfarë do të bëni:
Ndërkohë që zhvilloni aftësitë e juaja në IT, informatike apo finance, do të bëheni ekspert në ERP dhe do të udhëhiqni klientët në analiza, konsulencë, implementim dhe trajnim.

Cfarë Ofrojmë:
Do të jeni në gjendje të aplikoni njohuritë tuaja financiare dhe të mësoni një ERP që aplikohet në mbarë botën, e cila do t'ju japë mundësinë dhe sigurinë në të ardhmen për të punuar pa asnjë pengesë gjuhësore ose vendodhje.
Do të punësoheni menjëherë nëse e kaloni trajnimin me sukses.


Detyrat

  • Kuptimi i Kërkesave të Klientit Bashkëpunim me Konsulentin e Biznesit.
  • Përgatitje e Analizës për Zhvilluesit.
  • Testim i Zhvillimeve dhe Moduleve të Odoo.
  • Kontroll Cilësie dhe Dokumentim.
Kualifikimet
  • Diplomë Bacelor në Informatike, Informatike ekonomike, Inxhinieri Informatike ose elektronike, TIK, Matematike.
  • Aftësi në Komunikim.
  • Njohuri Shumë të Mira të Gjuhës Angleze.
  • Njohuri Shumë të Mira të Gjuhës Shqipe.
  • Aftësi Bashkëpunimi me Kolegë të Huaj.
Shënime

Për të aplikuar në këtë pozicion vizito https://www.zero.com.al/jobs dhe plotëso të dhënat.

Si të aplikoni


https://www.youtube.com/watch?v=i31TX_hSdOY
 
Back
Top