• Durres, ofroj vend pune Operator/e Online

Durres
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Shitese | Kasiere
Gjuha
Operatore dhe shërbim klienti për shitjet online

Qëllimi i Pozicionit:
Siguron një shërbim të shkëlqyer ndaj Klientëve online, në përputhje me të gjitha rregullat dhe politikat e Brika Elektrik,
me qëllim rritjen e kënaqësisë së klientit dhe arritjen e objektivave të kompanisë.

Detyrat

  • Mirëpret dhe ndjek çdo kërkesë dhe komunikim nëpërmjet internetit, livechat ose telefonit.
  • Dëgjon me vëmendje maksimale kërkesen e klientit dhe sigurohet që e ka kuptuar nevojën e tij, jep zgjidhje ose rekomandon alternativa të përshtatshme.
  • Ofron informacion duke i ardhur në ndihmë Klientit për udhëzimet e publikuara në faqen e dyqanit online apo njoftimet e bëra në rrjetet sociale,
    shërbimet në dispozicion, gamën e produkteve dhe ofertat promocionale.
  • U përgjigjet me dedikim pyetjeve dhe kërkesave dhe vlerëson nevojat e klientëve.
  • Monitoron në mënyrë të vazhdueshme sistemin e blerjeve online dhe raporton për çdo problem që konstatohet tek Menaxheri apo departamenti përgjegjës.
  • Mban informacion të detajuar për çdo telefonatë dhe llojin e asistencës që klientet kërkojnë në telefon.
  • Bashkëpunon ngushtë me departamentet e tjera, në mënyrë për të kënaqur nevojat e klienteve.
  • Trajton kërkesat e klienteve në mënyrë profesionale dhe efikase.
  • Siguron informacion mbi kërkesat apo ankesat e ndryshme nga klientët
Aftësitë:
  • Të ketë njohuri shumë të mira kompjuterike dhe të rrjeteve sociale.
  • Të ketë aftësi shumë të mira të komunikimit me shkrim në shqip dhe anglisht.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese.
  • Të jetë i/e gatshëm/me dhe i/e aftë të punojë në grup.
Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek brikaelektrik@gmail.com whatsup 0682015517
 


Apply WhatsApp
Back
Top