parantezė:
Genti punon part time edhe si Headhunter pėr disa klientė
sė fundmi kishte publikuar tek www.njoftime.com njė pozicion pėr menaxher/e marketingu
Beni nga njoftime.com njihet prej kohėsh me Gentin, e pa nė skype me jeshile
dhe u interesua mbi rezultatin dhe rezonancėn qė kish patur pėr kėtė pozicion.
Mė poshtė biseda me shkurtime:
Beni - njoftime.com:
c“kemi Gento?
Genti-Headhunter:
Beno, mireee“?
Beni:
a tė punon micro?
Genti:
jo mė janė prish kufjet, nuk e di ca ka - kinez hesapi - ja ti them Jonidės
Beni :
nejse...vazhdojmė si pianista me tastier-chat
Gento, si doli pozicioni i menaxherit?
Genti:
mirė mo mir, ok!
Beni :
Sa emaila tė erdhėn?
Genti:
nja ~ 90 copė
.po c“e do numrin, o Ben, tė gjitha nė kosh!
Beni :
ooou?
Genti:
c“i do, per pastėrma?!
Yyyy o burra, dėrgo emaila kot!
me tė ngrejt nervat..
as nuk e marrin mundimin me lexu se c“a kėrkohet?! c“a s“kėrkohet?!
1-2-3-4 pikat qė kėrkoja, qė ti e di, une shkruj qartė dhe shkoqur!
...
po jo mor lal, as qė ja fishkėllejnė fare, se ca shkrun ti!
lef ti lef, se lef bukur!
mė e forta ishte njona:
e lexova deri nė fund ofertėn tuaj dhe tė gjitha ca kerkoni , unė i plotėsoj,
doni t'ju nis edhe njė CV?
...
per pak ja rrasa me kepucė ekranit!
unė them: shoqerojeni kėrkesėn tuaj me njė letėr motivuese!
ti ma sjell emailin e bardhe ose vetėm me pershendetje.
me titull: CV
me email: sylarushja2106@hotmail.com
Beni:
jo mo?
Genti:
po kur te vijnė cv, nė cc edhe me nja 10 emaila dhe firma tė tjera?
Beni:
bo bo!
Genti:
ke nevojė ta hapėsh kėtė email?
copy+paste CV, attach nė email dhe op xhixhi!
pse kshu bohet?
na shoku, do edhe nga une nja 2 mega CV?
Ne kosh! Delete! Delete!
vecse Delete!
.
mė i miri, shkrun edhe 2 rreshta shoqerues, qe te boj pershtypje, kupto ti?
po s“thot asgjo!
dhe nė ato 2 rreshta, sa gabime ka? - thu ti
.
kur s“di me shkrujt shqip, ke nevojė te shofėsh a ka TOEFL-in?
apo sa kurse dhe trajnime ka bo?
...
Kur tjetri s“di me shkrujt as 1 email....
as titull, as kokė, as kembė...
ku i co mushka?
kėta, edhe ta kesh biznesin flori, ta hedhin nė erė!
...
ti shkrun: ju lutem CV me foto!
po pse, do me dit njeri, se ca do ti?
...
Po edhe ata qė e kanė me foto CV-nė, e kanė o nga celulari, o webkami, o nga albumet e fejsbukut
une ala nuk e kuptoj kėt popull!
dhe thonė pastaj, ne nuk jemi korrekt, ne nuk kthejmė pėrgjigje!
Beni:
Gento, une s“ja kam shumė idenė,
por, nė lidhje me fotot, mė bėjnė pėrshtypje ato qė vendosen nė objektet e banimit pėr shitje
po them: objekti kushton minimumi 70.000 Euro, po vendos 2 foto tamam, ta hajė dreqi, se nuk je duke shit kumblla!
le qė edhe kumbullat po si fotografove tamam...
si duket nuk ka hyrė akoma fryma e fotos profesionale?!
Genti:
po ca kumblla thu ti?!
ore ke une nuk kanė shans kėta, se e di ti si e kam klientelėn..dhe pozicionet
po diku do hanė bukė edhe kėta, i zejnė derėn tjetrit,
ai i mban nja 3 muj dhe kshu shkon kjo punė, hidh e prit
Beni:
dmth dobėt ė?...kanė ikur tė hajrit?
Genti:
ka mo ka, po shumica ėshtė pėrtokė
mė pyte pėr numrin e kandidatėve, prandaj tė sqarova, qė nuk mė hyn nė hesap numri!
...
nė fakt 4 kandidatė, ku nuhata dicka, i ftova nė intervistė
do ti, ishin pėr sė mbari!!!
u thashė:
gjynof!
keni gjithė kėt bagazh, por nuk dini ta tregoni!
po si do prezantoni nesėr, produktet e firmes tek klientėt? tek partnerėt?
Beni:
c“a nuhate?
Genti:
po ky osht sekreti i zanotit, po s“pate nuhatje, do hash dhe
nė fakt qysh ke rreshtat e parė e thith tjetrin, bon, s“bon
shikimi parė, ka a s“ka bagazh
.
po jo kshu, copy + paste cdo gjė,
CV -ja hajt ok, 99 % jane me Europass
po dallohet elementi qysh ke hyrja qe i bon muhabetit nė email, ke tjetra...ke tjetra..
pastaj, 2 kishin punu nė pozicione tė ngjashme..
dhe ne subjekte qe ishin sagllom..
Beni :
si sagllom?
Genti:
ore ka subjekte, ku ti hyn ush e del kapterr! Me thuj kė ke pat shef dhe mos fol mo!
...
Beno, i ka zanati keto, u bona vite
tė skanojmė nė ajėr! I njef njerzit ti, a jo?!
Beni :
po prandaj tė pyeta!
po me sa shof unė, muhabeti caloka shumė tek komunikimi..prezantimi i kanditatit nė letėr?!
Genti:
po ca flet!?
po ku ta njof unė tjetrin, pervec se nga ca shkru nė email?!
....po nuhata gjo, pastaj, e guglloj ne linkedin, fejsbuk.. e di vetė ti
Beni :
po a ka kurse, a ka trajnime, materiale pėr kėto gjėra?
Genti:
sa tė han qentė! Plot ėshtė interneti!
Po ca trajnimi u dashka, me i kthy pėrgjigje kėrkesės, amon?
se ma hoqėn petllėn, do shkencė me shkrujt 5 rreshta?!?!
Lexo ca po kėrkoj dhe kapi 1 nga 1 e thuj, na 1 na 2 na 3
..
po kanė bo nga njė hale me shkollė, mėr Ben!
Beni :
si do qoftė, nėse ke disa mustra CV, letra motivuese, apo kėshilla
qė duhen mbajt parasysh... mi nis me email.. ti vejmė diku, kush ka qef me ecė, le ti lexojė.
Genti:
e ke kot.. nuk mushin!
i dinė tė gjitha ..edhe dreqin e din!
po ca gjona nuk janė me tė thon, janė me tė dhon!
Kėta mė duhen mu!
Beni :
e kam te qartė! po... pėr ata qė mushin e kam fjalėn!
..
a mė jep leje ti publikoj ato cfarė shkrujte mė lart?
Genti:
jepi shoku, nė fakt u shfryva i cik dhe e kom nxi pak,
po i ka zanati kto, tė fryjnė, tė trashin robt!
a nigjo..ndrysho i cik emrin
dhe ca gjona aty sipėr fshiji, se e di ti, Tirona sa nje tepsi byreku osht!
Beni :
pa merak!
mos harro, mė sill ato materialet me email...
falemnderit.. dėgjohemi!
kontakto