Tirane, ofroj vend pune Koordinator i Komunikimit
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Marketing
- Gjuha
-
Njoftim për vend të lirë pune
Balfin Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, miniera e metalurgji, etj.
Titulli i pozicionit: Koordinator i Komunikimit
Departmenti: Komunikimit Koorporativ
Vendndodhja: Aba Center Tirane
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përcakton dhe zhvillon planin e komunikimeve dhe ekzekuton programe për të përcjellë objektivat e komunikimit në të gjithë Grupin (njoftimet me email, publikimet e planifikuara, online, intranet, video, projekte të veçanta dhe detyra).
- Monitoron efektivitetin e fushatave dhe kanaleve të komunikimit dhe bën rekomandime për të rishikuar dhe ndryshuar strategjinë sipas nevojës.
- Mbështet Drejtorin e Komunikimit PR dhe koordinatorin e Marketingut Dixhital në menaxhimin e proceseve të komunikimit, takimeve, eventeve dhe aktiviteteve të tjera të propozuara sipas Strategjisë së Departamentit.
- Zhvillon artikuj PR dhe ndihmon në rishikimin e artikujve që sigurojnë cilësinë dhe standardet e shkrimit të kanalizuar siç duhet në media.
- Zhvillon dhe mirëmban marrëdhëniet me median dhe rrjetin e gazetarëve.
- Menaxhon procesin e zhvillimit të përmbajtjes për platformat e komunikimit të brendshëm. duke luajtur një rol udhëheqës në zhvillimin dhe përmirësimin e SharePoint si një mjet kryesor i komunikimit të brendshëm.
- Asiston departamentin e burimeve njerëzore në krijimin e proceseve dhe programeve të komunikimit të nevojshme për të tërhequr dhe mbajtur një forcë pune të kualifikuar dhe të angazhuar.
- Siguron asistencë ndaj Menaxherëve të Burimeve Njerëzore, CEO-ve dhe Menaxherëve të Marketingut në realizimin e detyrave dhe proceseve të lidhura me komunikimin organizativ.
- Mbështet ekipet e HR dhe Marketingut në zhvillimin e mënyrave, mjeteve dhe organizimin e aktiviteteve që lidhen me rritjen e angazhimit dhe kënaqësisë së punonjësve.
- Mbështet CEO-n dhe VP-të e Grupit Balfin me përgatitjen e teksteve për fjalime, paraqitjen e prezantimeve etj.
- Mbështet dhe ndihmon në organizimin e të gjitha ngjarjeve në nivel grupi si Staff retreat, Balfin Volley, Balfin End Year Party, prodhimi i videove të ndryshme korporative, albume foto, në gjenerimin e rezultateve maksimale etj.
- Mbështet Drejtorin e Komunikimit në zhvillimin dhe menaxhimin e aktiviteteve CSR dhe të Fondit Balfin.
Kualifikime dhe aftësi:
- Diplomë Bachelor në Komunikim, Media / Gazetari, PR, Shkencat Sociale, ose fusha të ngjashme. Diplomë Master me Marketing do të përbëjë avantazh.
- Të ketë 5 ose më shumë vite eksperiencë në pozicione manaxheriale për komunikim korporativ, marrëdhënie me publikun, marketingun mix dhe metoda të tjera të komunikimit.
- Përvojë në komunikim dhe publikime në raste krizash.
- Aftësi të të menduarit kreativ dhe strategjik, komunikim me gojë, shkrim, redaktimin dhe shpërndarjen efektive të informacionit për audiencën e gjerë.
- Përvojë në zhvillimin e strategjisë, vendosjen e objektivave dhe shpërndarjen e rezultateve të
- Aftësi për të respektuar afatet dhe për të vendosur priorite, për të punuar në afate të shkurtra dhe nën presion
- Njohuri shumë të mira në Microsoft Office, Adobe Acrobat, SharePoint.
- Aftësi të shkëlqyera organizative dhe koordinuese
- Njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze. Gjuha tjetër është avantazh.
Kushte e punës: Balfin Group ofron paketë shumë të mirë kompesimi dhe benefitesh, përfshirë edhe bonuse bazuar në meritë dhe vlerësimin e performancës.
Procedura e Aplikimit:
Për të aplikuar për këtë pozicion, jeni të lutur të dërgoni CV tuaj dhe letrën e interesit nëpërmjet emailit tek adresa hr@balfin.al deri më datë 24 Tetor 2017. Ju lutem vini re se do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë.
* Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 të vendosur nga Parlamenti i Shqipërisë mbi “Mbrojtjen e të dhenave personale”.
Apply