• Tirane, ofroj vend pune MENAXHER SHITJE

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience
Tirane

Ofrohet vend i lire pune:MENAXHER SHITJE.

PERSHKRIMI I POZICIONIT
Menaxheri i shitjeve eshte kontakti i pare dhe kryesor i kompanise per klientin. Nga Menaxheri i Shitjeve pritet te siguroje ne menyre te vazhdueshme sherbim te kenaqshem ndaj klienteve si dhe te jete perfaqesues i nevojave dhe kerkesave te klienteve brenda kompanise ne menyre qe te siguroje cilesi te mire te sherbimit. Per me teper, Menaxheri i Shitjeve duhet te ndertoje marredhenie me Klientin qe nxisin oportunitetet e reja per biznesin si dhe per ti cuar ato me tej.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
1. Përvetësimi i klientëve të rinj, mbajtja dhe zhvillimi i mardhënieve me Klientët ekzistues duke ofruar shërbime shtesë.
2. Prezanton dhe shet produktet dhe shërbimet e kompanisë për Klientët ekzistues dhe ata potencialë.
3. Identifikon dhe ndjek mundësitë e reja për shitje që mund të krijohen nga puna në terren.
4. Pregatit dhe i prezanton Klientit ofertën financiare dhe finalizon Kontratën e Shërbimit.
5. Të kuptojë shërbimet dhe kapacitetet e kompanisë si dhe të tejçoje në mënyrë efektive të gjitha ofertat tek Klienti.
6. Është përgjegjës për komunikimin efektiv të qëllimeve të Klientit dhe për përfaqësimin e interesave të tij tek pjesa tjetër e ekipit.
7. Siguron në mënyrë të vazhdueshme komunikim të dyanshëm midis klientit dhe ekipit të punës, për të bërë të mundur një përfaqësim të fortë si skuadër si dhe për të realizuar pritshmëritë e Klientit.
8. Kryen kërkime dhe analizon konkurencën për të matur mundësitë e tregut.
9. Kërkon mundësi duke marrë informacion të vazhdueshëm për aplikimet e reja duke zgjeruar fushat e marketingut për të realizuar rritjen e klientelës.
10. Pregatit planin e veprimit për realizimin e objektivave të shitjes dhe bën një vlerësim paraprak për numrin e kontratave që duhet të finalizohen.
11. Raporton në lidhje me realizimin e objektivave të shitjes dhe për rezultatet e shitjes.
12. Raporton tek eprorët, rregullisht në bazë mujore/javore/ditore sipas kërkesës, në lidhje me aktivitetet e shitjes.
13. Siguron përgjigje në kohë për Menaxhimin e Lartë në lidhje me performancën.
14. Kryen rinovime të kontratave që përfundojnë.
15. Komunikon në mënyrë të vazhdueshme me departamentet përkatëse në kompani në lidhje me oportunitete të reja, zhvillime të veçanta dhe informacione të ndryshme që mund të përftohen prej punës në terren.
16. Përgjegjës për mbajtjen dhe regjistrimin e informacionit të klientëve në një bazë të dhënash (database) dhe për raportimin e këtij informacioni tek Koordinatori i Shitjeve.
17. Ndihmon Koordinatorin e Shitjeve dhe Financën në manaxhimin e klientëve biznes të larguar ose që kanë kohë pa paguar.

PROFILI AKADEMIK: Diplomë Universitare në Menaxhim Biznesi, Marketing ose në fusha të tjera të ngjashme.

EKSPERIENCA PROFESIONALE: Tre ose më shumë vite pune në menaxhim shitjesh.

AFTESI DHE ZOTESI:
• Aftësi të mira ndërpersonale dhe komunikimi.
• Të ketë kuptim të fortë të sjelljes së konsumatorit dhe të dinamikave e kërkesave të tregut.
• Të ketë aftësi analitike dhe vendimarrje.
• Njohuri për gazet teknike dhe materialet e saldimit (e preferueshme)
• Të ketë njohuri shumë të mira të Microsoft Office (të kuptojë software, hardware, rrjetet, etj)
• Të jetë i motivuar, i orientuar ndaj objektivave, këmbëngulës dhe negociator i mirë.
• Të ketë iniciativë dhe të punojë mirë i pavarur dhe në grup.
• Aftësi për të përmbushur shumë detyra dhe për të vendosur prioritete.
• Aftësi të shkëlqyera në të shkruar dhe te folur.
• Njohje e mirë e gjuhës angleze. (e preferueshme gjermanisht, etj.)
• Të ketë leje drejtimi (patentë)



TE INTERESUARIT MUND TE NA DERGOJNE CV-TE E TYRE NE ADRESEN E E-MAIL:acagency2@hotmail.com .Afati i fundit i dergimit te Cv-ve dt 10/01/2012.

Tel. : +355 44 51 30 50

Cel. : +355 69 42 90 047
 


Apply WhatsApp
Back
Top