• Tirane, ofroj vend pune Punonjes Social



Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë private, pa qëllime fitimi, humanitare, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë me bazë familjare për fëmijët, të cilët kanë humbur prindërit apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë me prindërit e tyre. SOS Fshatrat e Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët dhe familjet në nevojë përmes projekteve, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të tyre.
Puna ne SOS Fshatrat e Femijeve Shqiperi bazohet ne kater principe: nena, vellezer dhe motra, shtepia, fshati.

Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri shpall konkurimin për pozicionin vakant:

Punonjës Social ne Projektin e Fuqizimit te Familjes në Sauk

Punonjësi Social në projektin Fuqizimi i Familjes, është përgjegjës për administrimin individual të rasteve duke ofruar mbështetje, këshillim, kujdes dhe mbrojtje për fëmijët dhe familjet vulnerabël në projekt dhe kontribuon në zhvillimin e komunitetit.

Detyrat Kryesore:

1. Punonjesi Social identifikon rastet e familjeve që përmbushin kriteret e përfshirjes në projekt;
2. Realizon vlerësimin e plotë të situatës së fëmijëve në ambjentin e tyre socio-familjar përmes takimeve direkte me palët e përfshira dhe metodave të punës sociale
3. Planifikon shërbimet dhe ndërhyrjet përmes hartimit të një plani te caktuar
4. Siguron shërbime apo ndërhyrje për fëmijët dhe kujdestarët e tyre
5. Ofron këshillim në përputhje me nevojat e familjes (këshillim orientues, këshillim suportues për të lehtësuar ngarkesat emocionale të familjes, ndërhyrje në situate krize duke u bazuar në këshillim intensiv).
6. Propozon me shkrim (sa herë është e nevojshme) te koordinatori i projektit nevojat për shërbime shtesë nga burime të tjera të jashtme.
7. Zhvillon aktivitete rikrijuese dhe socializuese për fëmijët dhe prindërit.

Profili për pozicionin Punonjës Social
Ü Diplomë në punë sociale ose në një degë tjetër të ngjashme
Ü Të paktën 2 vjet eksperiencë pune me fëmijët dhe familjet në nevojë
Ü Njohuri të mira të të drejtave të fëmijëve
Ü Njohuri mbi metodat dhe praktikat e punës sociale me fëmijët dhe familjet
Ü Njohuri mbi çështjet e zhvillimit social, si çështjet gjinore, edukimi, shëndeti, HIV/AIDS
Ü Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të punuar në grup
Ü Aftësi komunikuese
Ü Dëshmi aftësie për drejtim automjeti


Paraqitja e dokumentave
Personat e interesuar janë të ftuar të paraqesin brenda datës 17.12.2011 në adresën [FONT=Times New Roman][COLOR=#0000ff]enkelejda.tefa@soskd.org.al[/COLOR][/FONT] një Curriculum Vitae dhe një letër interesi.
Vetëm aplikantët e përzgjedhur, do të kontaktohen për intervistë.
 


Apply
Back
Top