• Tirane, ofroj vend pune Operator Edukativ ne Qender Komunitare

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Profesioni | Fusha?
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience
Njoftim për Pozicion Vakant

Shoqata Kombëtare Edukim për Jetën (SHKEJ) njofton hapjen e një pozicioni pune Operator Edukativ pranë Qendrës Komunitare EDEN


Pozicioni: Operator edukativ i qendrës komunitare EDEN

Punonjësi raporton tek: Manaxherja e projektit të Qendrës Komunitare EDEN

Qëllimi i pozicionit: Operator eduaktiv i Qendres Komunitare është përgjegjës për mbarëvajtjen e aktivitetit ditor me fëmijët e qendrës me qëllim lehtësimin e reabilitimit dhe integrimit social si dhe mbeshtetje dhe rikuperim shkollor të fëmijëve dhe të rinjve në rrezik, në kuadër të politikës së Shoqatës Kombëtare Edukimi për Jetën.

Funksionet / detyrat kryesore:

 Zhvillon aktivitetin ditor me fëmijët në bazë të planit të punës dhe programit të aktiviteteve të kësaj qendre.
 Mban kontakte me familjet/prindërit e fëmijëve frekuentues në qendër.
 Mban kontakte të qëndrueshme me shkollat.

Edukimi:
 Aplikanti duhet të ketë arsim të lartë, preferohet në degët shkenca sociale.
 Të ketë marrë pjesë në kurse, trajnime, seminare të ndryshme me tema sociale.
 Të ketë marrë formime shtesë në punën me fëmijët në nevojë.

Gjuha e huaj:
 Njohje të mira të gjuhës angleze ose/dhe italiane të shkruar dhe të folur.

Eksperienca:
 Aplikanti duhet të ketë të paktën 3 vjet experiencë pune të ngjashme dhe me target të ngjashëm.

Komunikimi:
 Të jetë i/e hapur dhe pa paragjykime raciale, fetare, krahinore, gjinore apo të tjera.
 Të jetë i/e aftë të komunikojë në dhe me grupe.
 Të jetë i/e aftë të krijojë dhe mbajë të qëndrueshme marrëdhëniet.
 Të ketë njohje të mirë të kulturës rome dhe egjiptiane.
 Të ketë aftësi të mira përshtatjeje me grupe të moshave e niveleve të ndryshme.

Kapacitete/kompetenca personale:
 Aftësi për punë të pavarur dhe në grup, mjedisi bashkëpunues është thelbësor.
 Aftësi në vendosjen e prioriteteve në mënyrë të efektshme dhe zbatimin e detyrave në një ambjent nën trysni të lartë.
 Reagon ndaj ndryshimeve dhe kthesave të projektit në mënyrë të menjëherëshme dhe me efiçencë.
 Aftësi ndërpersonale të mira dhe në menaxhimin/zgjidhjen e konflikteve.
 I/E aftë të zhvillojë kërkime në çështjet dhe produktet e lidhura me projektin.

Aftësi teknike/ kompjuterike:
 Njohuri të mirë të paketës WindoWs XP/ Vista , konkretisht të programeve Word, Excel, Powerpoint, Publisher, Internet Explorer etj.
 Aftësi të mira në database, hedhja e të dhënave.
 Aftësi të mira në përpilimin e dokumentacioneve të ndryshme.


Afati i aplikimit :
Të gjithë të interesuarit të cilët përmbushin kriteret e mësipërme janë të lutur të dorezojnë në adresën elektronike: qd.eden@shkej.org ose shkej@albmail.com brenda dt. 15.09.2011, ora 15.00, ose dorazi në adresën Bulevardi "Zogui i I"
Pallati 115, hyrja 2,
kati 6, Ap. 39.
nr.tel 042265398,
dokumentat e mëposhtme:
1. CV
2. Letër motivimi

Te gjithë aplikantëve do tu komunikohen fazë pas faze zhvillimet e rastit.

Ju falenderojmë paraprakisht!

Tel. : 042265398
 


Apply
Back
Top