• Tirane, ofroj vend pune Drejtor Marketingu

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Profesioni | Fusha?
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience
ABISSNET kryen veprimtarinë e saj në fushën e telekomunikimit, duke ofruar shërbime të internetit dhe telefonisë fikse për klientët e saj, në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Për fuqizimin e personelit dhe zhvillimin e njësive, ne kërkojmë të punësojmë:

Drejtor Marketingu

Përshkrim i përgjithshëm i punës:
  • Drejtori i Marketingut harton politikat dhe strategjitë e marketingut të shoqërisë.
  • Zhvillon buxhetet e marketingut në përputhje me politikat dhe strategjitë marketing të shoqërisë.

Detyrat:
  • Drejtimi dhe mbikëqyrja e funksioneve marketing të shoqërisë për të identifikuar dhe zhvilluar
  • përdorues të rinj për produktet dhe shërbimet e ofruara nga shoqëria.
  • Harton ofertat e produkteve dhe shërbimeve që duhet të ofrojë shoqëria në treg.
  • Paraqet propozimet përkatëse prane Drejtorit të Përgjithshëm ose Këshillit Ekzekutiv të shoqërisë.
  • Mbikëqyr, planifikon dhe zhvillon materialet marketing dhe të komunikimit të shoqërisë.
  • Udhëheq marketingun e produkteve ose shërbimeve të reja të hedhura në treg nga shoqëria
  • Administron dhe zhvillon marrëdhëniet me publikun të shoqërisë
  • Mbikëqyr përgatitjen, prodhimin dhe shpërndarjen e materialeve të shitjeve, ekspozimeve dhe
  • programeve të promocionit etj.

Edukimi, kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:
  • Diplomë e arsimit të lartë në fushën e ekonomisë dhe biznesit.
  • Të paktën 3 vjet eksperiencë pune në fushën e manaxhimit, marketingut ose në
  • poste të tjera drejtuese.
  • Kualifikime dhe trajnime në fushën e marketingut dhe manaxhimit.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe drejtuese.
  • Te jetë i aftë për të punuar nën presion dhe në grup.
  • Njohuri shumë të mira të programeve kompjuterike.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, preferohen dhe gjuhë të tjera të huaja të dyta.

Dokumentacioni i kërkuar për aplikim:
  • Curriculum Vitae
  • Fotokopje të noterizuara të dëftesave, ose dëshmive të institucioneve arsimore të ndjekura
  • Listë Notash e Noterizuar
  • Referenca nga punëdhënës të mëparshëm
  • Letër Interesi

Afati i aplikimit: 18 Shtator, 2011

Aplikimet duhet të dorëzohen pranë zyrave qëndrore të shoqërisë ABISSNET, në adresën si më poshtë:
Adresa: Rr. Ismail Qemali, Nr. 18, pallati ABISSNET, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 (0) 44 300-003 ext. 222; Fax: +355 (0) 44 302-222; e-mail: b.njerezore@abissnet.al
__________________
 


Apply
Back
Top