• Tirane, ofroj vend pune Specialist Marketingu

Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Profesioni | Fusha?
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience
ABISSNET kryen veprimtarinë e saj në fushën e telekomunikimit, duke ofruar shërbime të internetit dhe telefonisë fikse për klientët e saj, në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Për fuqizimin e personelit dhe zhvillimin e njësive, ne kërkojmë të punësojmë:

Specialist Marketingu

Përshkrim i përgjithshëm i punës:

Specialisti Marketing angazhohet gjatë hartimit, përpilimit, dhe zbatimit të programeve të marketingut, të promocionit dhe/ose të shitjeve.
Angazhohet gjatë hartimit, përpilimit, dhe zbatimit të fushatave të reklamës ose promocionale. Kryen funksione administrative të Departamentit të Marketingut.

Detyrat kryesore:


Kryen detyra në lidhje me përmbushjen e objektivave marketing të shoqërisë.
Përgatit publikimet për shtyp, lajmet në lidhje me shoqërinë, si dhe lajmërimet në lidhje me veprimtaritë e organizuara nga shoqëria jonë.
Përgatit materialet marketing, si broshura, fletë informuese, dosje promocionale, dhe të tjera, si dhe administron shpërndarjen e tyre në përputhje me programet marketing përkatëse.
Kujdeset dhe ofron ndihmë ndaj drejtuesit të drejtpërdrejtë në lidhje me hartimin dhe përpilimin e planeve, projekteve, programeve, dhe materialeve të tjera marketing.

Edukimi, kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:
Diplomë e arsimit të lartë në fushën e ekonomisë dhe biznesit.
Eksperiencë më shumë se një vit në pozicione të ngjashme ose në shoqëri publiciteti.
Kualifikime dhe trajnime në fushën e marketingut dhe manaxhimit.
Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, preferohen dhe gjuhë të tjera të huaja të dyta.
Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe drejtuese.
Aftësi për të punuar nën presion dhe në grup.
Njohuri shumë të mira të programeve kompjuterike.

Dokumentacioni i kërkuar për aplikim:
Curriculum Vitae
Fotokopje të noterizuara të dëftesave, ose dëshmive të institucioneve arsimore të ndjekura
Listë Notash e Noterizuar
Referenca nga punëdhënës të mëparshëm
Letër Interesi

Afati i aplikimit: 10 gusht, 2011


Aplikimet duhet të dorëzohen pranë zyrave qëndrore të shoqërisë ABISSNET, në adresën si më poshtë:
Adresa: Rr. Ismail Qemali, Nr. 18, pallati ABISSNET, Tiranë, Shqipëri
Tel: +355 (0) 44 300-003 ext. 222; Fax: +355 (0) 44 302-222; e-mail: b.njerezore@abissnet.al
 


Apply
Back
Top