• Tirane, Part time, Sherbim Klienti prane stacionit Ecovolis Junior

Durres
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Profesioni | Fusha?
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience
Ecovolis është një iniciative e organizates PASS që synon të promovojë transportin ekologjik me bicikleta, duke ngritur sistemin e biçikletave publike në qytetin e Tiranes. Kjo është një praktikë e njohur tashmë në të gjitha qytetet europiane, e cila do t'i jap qytetit tonë më shumë ajër të pastër, duke shtuar një praktikë qytetare që ndihmon në zhvillimin ekonomik, social & mjedisor.

Në kuadër të zgjerimit të shërbimit, Ecovolis ofron mundësi punësimi në pozicionin Sherbim Klienti pranë stacionit Ecovolis Junior (stacioni i bicikletave per femije). Puna eshte ne terren, ne stenden Ecovolis, tek diga prane Parkut te Liqenit Artificial.

Orari i punes eshte part-time, vetem pasdite.
(18:00-22:00)

Përgjegjësitë kryesore:
Të koordinojë punën logjistike të stacionit.
Të komunikojë qartë shërbimin dhe projektin Ecovolis.
Të kthej përgjigje pyetjeve të qytetarëve për shërbimin dhe tarifat.
Të mirëmbajë satcionin Ecovolis.
Të ndihmojë në përmirësimin e shërbimit dhe ndërgjegjësimin e publikut për këtë shërbim.
Të mbaj komunikim me punonjësit e tjerë të rrjetit Ecovolis.

Kërkesat:
Aftësi shumë të mira organizuese
Aftësi shumë të mira për të shkruar dhe komunikuar
Aftësi për të menaxhuar disa detyra njëkohësisht
Të ketë iniciativë
Aftësi për të punuar në grup

Ju ftojme te aplikoni per t'u bere pjesë e një skuadre shumë të përkushtuar, e dashuruar me mjedisin & shumë kreative.

Ju lutem dërgoni CV tuaj në adresën info@ecovolis.com

Për çdo pyetje/informacion kontaktoni:
Tel: 044 502574
Cel: 069 5853706 (vclub)
 


Apply WhatsApp
Back
Top