• Punë me kohë të pjesshme - Marketing & Shitje



Tindi është një organizatë joqeveritare e cila administron dhe zhvillon www.tindi.al, duke patur për qëllim të nxitë ofrimin e shërbimeve private dhe publike, që plotësojnë pritshmëritë dhe rrisin kënaqësinë e qytetarit dhe klientit, duke mundësuar komunikim të drejtpërdrejetë ndërmjet ofruesit dhe konsumatorit të shërbimit.

Departamenti i Marketingut & Shitjeve pranë Tindit ofron 4 vende pune me kohë të pjesshme, ndër të cilët 2 vende si Asistentë Marketingu dhe 2 vende si Përfaqësues të Shitjeve në Tiranë.

Kriteret që duhet të përmbushin aplikantët:
• Të kenë aftësi shumë të mira ndërpersonale dhe komunikimi
• Të kenë aftësi shumë të mira ICT
• Te kenë talent per ideimin dhe komunikimin e mesazhit
• Te jenë të motivuar për të zhvilluar aftesitë dhe njohuritë e tyre në fushën e marketingut dhe komunikimit


Nëse jeni i interesuar dërgoni një letër motivimi dhe një CV hr@tindi.al deri në 30 nëntor 2011.

Shënim: Aplikimet që nuk shoqërohen me letër motivimi nuk merren në shqyrtim.
 


Apply
Back
Top