• ofroj vend pune Sherbim Klienti, 2 pozicione

Ecovolis është një iniciative e organizates PASS që synon të promovojë transportin ekologjik me bicikleta, duke ngritur sistemin e biçikletave publike në qytetin e Tiranes. Kjo është një praktikë e njohur tashmë në të gjitha qytetet europiane, e cila do t'i jap qytetit tonë më shumë ajër të pastër, duke shtuar një praktikë qytetare që ndihmon në zhvillimin ekonomik, social & mjedisor.

Në kuadër të zgjerimit të shërbimit, Ecovolis ofron mundësi punësimi në pozicionin Sherbim Klienti pranë stacionit Ecovolis I.

Orari i punes eshte me turne, te cilat ndryshojne cdo jave.
(08:00-15:00/ 15:00-22:00)

Përgjegjësitë kryesore:

  • Të koordinojë punën logjistike të stacionit.
  • Të komunikojë qartë shërbimin dhe projektin Ecovolis.
  • Të kthej përgjigje pyetjeve të qytetarëve për shërbimin dhe tarifat.
  • Të mirëmbajë satcionin Ecovolis.
  • Të ndihmojë në përmirësimin e shërbimit dhe ndërgjegjësimin e publikut për këtë shërbim.
  • Të mbaj komunikim me punonjësit e tjerë të rrjetit Ecovolis.

Kërkesat:

  • Aftësi shumë të mira organizuese
  • Aftësi shumë të mira për të shkruar dhe komunikuar
  • Aftësi për të menaxhuar disa detyra njëkohësisht
  • Të ketë iniciativë
  • Aftësi për të punuar në grup


Ju lutem dërgoni CV tuaj në adresën info@ecovolis.com deri në datën 04 Qershor 2011.

Për çdo pyetje/informacion kontaktoni:
Tel: 044 502574
Cel: 069 40 96592
 


Apply WhatsApp
Back
Top