• Tirane, ofroj vend pune Drejtor i Finances

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim strategjik | Drejtues
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience
Abissnet eshte ISP Nacionale më e madhe në Shqipëri që ndërton dhe operon me rrjetin e saj IP me shtrirje nacionale, në një platformë SDH dhe fibrash optike, WiFi apo xDSL në akses ku transmetohen të dhëna, audio, video dhe shërbime interneti. Abissnet është Provideri i Shërbimit të Internetit i pari dhe më i madhi në Shqipëri dhe ka një mbulim prej 90% të territorit të Shqipërisë dhe në 100% të Tiranës me një kombinim të fibrës optike dhe transmetueseve Wireless.
Në funksion të fuqizimit të stafit të saj profesional dhe rritjes së nivelit të departamenteve, ABISSNET Sh.A kërkon të punësojë :

Drejtor i Financës
Drejtori i Financës garanton administrimin e treguesve financiarë të shoqërisë në nivele optimale
Kryen parashikimin dhe planifikimin financiar të Shoqërisë, si dhe manaxhon Cash-Flown.

Detyra të përgjithshme
  • Garanton administrimin e treguesve financiarë të shoqërisë në nivele optimalë.
  • Manaxhon Cash-Flown dhe përgatit programet e buxhetimit të cilat i paraqet për miratim pranë Drejtorit të Përgjithshëm.
  • Angazhohet në hartimin dhe zbatimin e standardeve dhe procedurave për financën, kontabilitetin, kontroll-revizionin, normativat, interkoneksionin, dhe auditimin financiar të shoqërisë.
  • Përfaqëson shoqërinë pranë të gjitha organeve tatimore dhe fiskale.
  • Kryen analiza financiare të projekteve dhe investimeve që propozohen për miratim pranë Drejtorit të Përgjithshëm dhe Këshillit Ekzekutiv të shoqërisë.
  • Përpilon Plane-Biznesi, analiza financiare, pasqyra të ardhurash dhe shpenzimesh, bilance pjesore dhe përfundimatare për periudha të ndryshme, si dhe analiza kostosh për proceset e punës.

Edukimi, Kualifikimet dhe Eksperiencat e kerkuara:
  • Diplomë Universitare, dega Financë. E preferueshme Diplomë Master
  • Njohje shumë e mirë e Programit Financiar “Alpha Platinum”
  • Njohje shumë e mirë e Paketës Fiskale
  • Njohje shumë e mirë e Ligjit për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare
  • Kërkohet njohje shumë e mirë e Gjuhës Angleze
  • Minimalisht 3 vjet eksperiencë në Fushën e Financës
  • Eksperiencat në fushën e Manaxhimit përbëjnë avantazh

Kompania Ofron:
Pozicion sfidues në një mjedis dinamik dhe karrierë të suksesshme

Ju lutemi të interesuarve të paraqesin dokumentacinin e mëposhtëm:
  • Curriculum Vitae
  • Fotokopje të noterizuara të dëftesave, ose dëshmive të institucioneve arsimore të ndjekura
  • Listë Notash e Noterizuar
  • Fotokopje e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti, ose pashaportë biometrike)
  • Vërtetim Mjekësor
  • Certifikatë provimi për nivelin e zotërimit të gjuhës së huaj
  • Fotokopje e dëshmisë së aftësisë për drejtim automjeti
  • Referenca nga punëdhënës të mëparshëm
  • Dëshmi Penaliteti
  • Letër Motivimi

pranë këtyre adresave:

Email: b.njerezore@abissnet.al

Adresa : Rr "Ismail Qemali", Pallati "Abissnet"
 


Apply
Back
Top