• Tirane, ofroj vend pune Dizenjues Grafik

Grupi ProCredit përfshin 21 institucione financiare të cilat fokusohen në sigurimin e shërbimeve bankare për biznese shumë të vogla, të vogla dhe të mesme në ekonomitë në tranzicion dhe vendet në zhvillim. Për këto biznese ne përpiqemi të jemi "banka partnere", e cila ofron shërbime financiare transparente dhe gjithëpërfshirëse. Rritja e këtyre bizneseve kontribuon në zhvillimin ekonomik dhe
promovon krijimin e vendeve të reja të punës.


Përveç kësaj përpiqemi për të zhvilluar një kulturë kursimi midis individëve privatë dhe për të ofruar shërbime të përgjegjshme dhe transparente bankare për ata që jetojnë dhe punojnë në zonat në të
cilat ne operojmë.


Aktualisht ne jemi duke rekrutuar për zyrat tona qëndrore në Tiranë :

Dizenjues Grafike / Marketing dhe Sektori PR

Përgjegjësitë kryesore të këtij pozicioni:

· Të mbështesë sektorin e Marketingut & PR në mbajtjen e një imazhi të mirë të koorporatës në të gjithë komunikimet nga aspekti i dizajnit grafik.
· Të ndihmojë në zbatimin e të gjitha fushatave të marketingut duke ideuar dhe realizuar dizainin grafik të tyre.
· Të realizojë dizajnin grafik të të gjitha publikimeve të institucionit.
· Të ofrojë dhe zhvillojë ide të reja krijuese në mbështetje të imazhit koorporativ.
· Të përcaktojë specifikimet teknike për të gjitha materialet e printuara të institucionit dhe për të gjitha mjetet e marketingut të përdorura.
· Të realizojë përgatitjen për shtyp të materialeve për t’u prodhuar.
· Të asistojë Sektorin Marketing & PR në përcaktimin dhe ruajtjen e një imazhi të unifikuar të bankës si në materialet promocionale, ashtu dhe në njësitë e biznesit.
· Të ruajë dhe arkivojë në mënyrën e duhur të gjitha materialet e krijuara dhe prodhuara.

Nëse ju identifikoheni me qëllimet dhe vlerat etike të kompanisë sonë, jeni kuriozë për vende dhe kultura të tjera, si dhe keni kualifikimet e mëposhtme:


· Diplomë universitare.
· Aftësi të shkëlqyera me gojë dhe me shkrim në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze.
· Njohuri të mira në specifikimet teknike për të gjitha materialet e printuar dhe përgatitjet për shtyp.
· Njohuri shumë të mira mbi Adobe Photoshop, Adobe Illustrator, InDesign, Programet 3D, etj.
· Njohuri mbi elementet e projektimit, të tilla si ngjyra dhe përbërja. Aftësi artistike dhe kreativiteti janë thelbësore.
· Përvojë e mëparshme në pozicion të tillë të paktën 2 vjet.

Ne ju ofrojmë një punë interesante dhe sfiduese në një ambient dinamik, ndërkombëtar, i cili karakterizohet nga një kulturë e hapur komunikimi. Dokumentet tuaja të aplikimit duhet të tregojnë qartë arsyen se pse ju mendoni se jeni të përshtatshëm për pozicionin për të cilin po aplikoni. Këto duhet të përfshijnë formën tonë standarde të CV-së dhe një deklaratë në të cilën ju shpjegoni motivimin tuaj për aplikiminduke iu referuar faqes sonë ndërkombëtare www.procredit-holding.com dhe faqes së bankës sonë www.procreditbank.com.al.

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga ana e Sektorit të Burimeve Njerëzore dhe do të ftohen të marrin pjesë në një provë vlerësimi. Njohuri bazë në matematikë dhe kontabilitet, si dhe njohuri themelore të gjuhës angleze do të kontribuojnë pozitivisht në kërkesën tuaj.
Kërkesa juaj duhet të dërgohet brenda datës 2 qershor 2011 , në adresën e emailit: [I][FONT=Arial][COLOR=#0000ff]Burime_njerezore@procreditbank.com.al[/COLOR][/FONT][/I]
 


Apply
Back
Top