• Tirane, ofroj vend pune Asistent Mirembajtjeje/ Magazinier

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Gjuha
  1. Gjuha?
Eksperienca
vetem me eksperience
Grupi ProCredit përfshin 21 institucione financiare të cilat fokusohen në sigurimin e shërbimeve bankare për biznese shumë të vogla, të vogla dhe të mesme në ekonomitë në tranzicion dhe vendet në zhvillim. Për këto biznese ne përpiqemi të jemi "banka partnere", e cila ofron shërbime financiare transparente dhe gjithëpërfshirëse. Rritja e këtyre bizneseve kontribuon në zhvillimin ekonomik dhe promovon krijimin e vendeve të reja të punës.

Përveç kësaj përpiqemi për të zhvilluar një kulturë kursimi midis individëve privatë dhe për të ofruar shërbime të përgjegjshme dhe transparente bankare për ata që jetojnë dhe punojnë në zonat në të cilat ne operojmë.

Ne kërkojmë të punësojmë në Zyrat Qendrore,Tiranë një:
Asistent mirëmbajtje/ Magazinier

Përgjegjësitë tuaja kryesore:

· Organizon magazinën e bankës dhe mban inventarin e artikujve hyrës dhe dalës në magazinë.
· Kujdeset për dorëzimin e pajisjeve të porsablera dhe për pajisjet që janë dërguar për riparim.
· Merr pjesë në proçesin e inventarit fizik.
· Ofron informacion mbi çdo artikull për sektorët e interesuar.
· Përgatit të gjithë dokumentacionin dhe proçedurat e nevojshme në të cilat paraqiten veprimet e kërkuara.
· Dokumentat e regjistrimit të artikujve përpilohen në përputhje me faturat që shoqërojnë artikujt.
· Të gjithë artikujt e regjistruar duhet të kenë konfirmimin e sektorit që ka bërë kërkesën mbi cilësinë/sasinë e artikujve. Pasi të ketë marrë konfirmimin, magazinieri proçedon me dorëzimin e artikujve.
· Të gjitha planet e shpërndarjes të parashikuara si më sipër, duhet të konfirmohen nga Koordinatori i Mirëmbajtjes dhe personi i autorizuar.
· Regjistron hyrjet dhe daljet e artikujve në magazinë në bazë ditore (hyrje, dorëzim dhe të tjera)
· Kontrollon periodikisht, gjendjen e artikujve në magazinë dhe dorëzimin e tyre.
· Regjistron për një periudhë të përkohshme të gjitha asetet që janë për riparim/ ose janë riparuar dhe dërgon tek degët përkatëse dokumentacionin e dorëzimit.
· Në bashkëpunim me Koordinatorin e Njësisë dhe degët, organizon transportin e artikujve për degët dhe sektorët përkatës.
Nëse ju identifikoheni me qëllimet dhe vlerat etike të kompanisë sonë, jeni kuriozë për vende dhe kultura të tjera, si dhe keni kualifikimet e mëposhtme:

· Diplomë universitare në Ekonomik ose Inxhinieri.
· Minimalisht 2 vjet eksperincë pune.
· Aftësi shumë të mira komunikuese dhe aftësi të punojë në grup.
· Aftësi të mira administrative dhe raportuese, aftësi të mira organizimi.
· Njohuri bazë të programeve kompjuterike.
Ne mund t'ju ofrojmë një punë interesante dhe sfiduese në një ambient dinamik, ndërkombëtar, i cili karakterizohet nga një kulturë e hapur komunikimi. Dokumentet tuaja të aplikimit duhet të tregojnë qartë arsyen se pse ju mendoni se jeni të përshtatshëm për pozicionin për të cilin po aplikoni. Këto duhet të përfshijnë formën tonë standarde të CV-së dhe një deklaratë në të cilën ju shpjegoni motivimin tuaj për aplikiminduke iu referuar faqes sonë ndërkombëtare www.procredit-holding.com dhe faqes së bankës sonë www.procreditbank.com.al.

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga ana e Sektorit të Burimeve Njerëzore dhe do të ftohen të marrin pjesë në një provë vlerësimi. Njohuri bazë në matematikë dhe kontabilitet, si dhe njohuri themelore të gjuhës angleze do të kontribuojnë pozitivisht në kërkesën tuaj.
Kërkesa juaj duhet të dërgohet brenda datës 15 Maj 2011 në adresën e e-mailit: [I][COLOR=black][FONT=Arial]Burime_njerezore@procreditbank.com.al[/FONT][/COLOR][/I]

Tel. : Burime_njerezore@procredi

Cel. : Burime_njerezore@procredi
 


Apply
Back
Top