• Tirane, ofroj vend pune Asistent/e Administrativ

Ecovolis është një iniciative e organizates PASS që synon të promovojë transportin ekologjik me bicikleta, duke ngritur sistemin e biçikletave publike në qytetin e Tiranes. Kjo është një praktikë e njohur tashmë në të gjitha qytetet europiane, e cila do t'i jap qytetit tonë më shumë ajër të pastër, duke shtuar një praktikë qytetare që ndihmon në zhvillimin ekonomik, social & mjedisor.

Në kuadër të implementimit të projektit Ecovolis, PASS ofron mundësinë e punesimit në pozicione Asistent Marketing & Shitje, me mundësinë për punësim në rast të një bashkëpunimi të suksesshëm.


Asistent/e Administrativ

Përgjegjësitë kryesore:
Të koordinojë aspektin logjistik te projektit
Te asistojë në organizimin e takimeve, udhëtimeve dhe aktiviteteve kryesore ne prezantimin e projektit.
Të mirëmbajë dhe ruaj dokumentat, komunikimit kryesore lidhur me projektin
Të ndihmojë në përkthimin e dokumentave të projekteve dhe informacioneve për buletinin mujor
Të kthej përgjigje telefonatave dhe emaileve që i adresohen projektit
Të ndihmojë në informacionin e Buletinit Ecovolis
Të përditësoj me informacione, lajmerime rrjetet sociale te Eco Bicycle
Të mbaj kontaktet me vullnetarët për aktivitetet sociale
Kërkesat:
Aftësi shumë të mira organizuese
Aftësi shumë të mira për të shkruar dhe komunikuar
Aftësi për të menaxhuar disa detyra njëkohësisht
Të ketë iniciativë
Aftësi për të punuar në grup


Ju lutem dërgoni CV tuaj dhe një letër interesi në adresën info@ecovolis.com deri në datën 29 Prill 2010.

Për çdo pyetje/informacion kontaktoni: Tel: 044 502574 Cel: 0672049164

Tel. : +355 044 50 25 74

Cel. : 0672049164
 


Apply WhatsApp
Back
Top