• Tirane, ofroj vend pune Avokat

PERSHKRIMI I PUNES

Studio Ligjore “T&N” është në kërkim të një avokati me eksperiencë pune të paktën 3 vjeçare në fushën e së drejtës së biznesit. Kualifikime specifike në fushen e së drejtës tregtare (të biznesit) përbëjnë përparësi.

Pozicioni i ofruar është Avokat i Asociuar i Zyrës Pozicioni - Avokat i Asociuar, ndër të tjera përfshin përgatitjen e opinioneve ligjore, hartimin e kontratave, ndjekjen e çështjeve ligjore të përditshme të aktivitetit të klientëve të zyrës, si dhe me ndjekjen e procedurave admisnitrative/gjyqesore(kryesisht ato qe lidhen me shoqerite tregtare ne ndjekje).

Personi në fjalë duhet të ketë:

  • Diplomë në drejtësi
  • Eksperiencë në profesionin avokatit
  • Të jetë anëtar në dhomën e avokatëve – të zotërojë licencë avokati.

Pranohen edhe kandidatura, të cilët mund të kenë eksperiencë jashtë shtetit te së drejtës së biznesit, por që janë të aftë për tu adaptuar shpejt me ligjin shqiptar dhe fleksibël për sa i përket shërbimeve të ndryshme juridike.

Kandidati duhet të ketë:

  • Aftësi studimi analitik, zhdërvjelltësi në shprehje dhe hartime opinionesh (në shqip dhe gjuhë të huaja Anglisht dhe Italisht)
  • Të ketë njohuri shumë të mire dhe eksperiencë në ndjekjen e procedurave gjyqësore civile
  • Kandidati duhet të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të jetë i motivuar në punë
  • Kandidati duhet të ketë aftësi shumë të mira përshtatje ndaj çdo lloj situate
  • Kandidati duhet të jetë i aftë të punojë në grup si dhe të përballojë presionin e punës dhe afatet e vendosura
  • Kandidati duhet të ruajë konfidencialitetin e informacionit të marrë nga klienti, e të ketë etikë profesionale
  • Kandidati duhet të jetë i gatshëm për të punuar jashtë orarit, dhe të pranojë që niveli i shpërblimit të lidhet drejtpërdrejt me performancën e tij/saj.

Kandidaturat e short listës përfundimtare, duhet të jenë persona të cilët kanë synim zhvillimin e tyre profesional, të afte për të punuar nën stres dhe në grup, të përgjegjshëm në detyrat që
marrin përsipër.

Aftësi shumë të mira komunikimi,prezantimi janë kusht i domosdoshëm. Njohje të instancave shtetërore/ligjore dhe aksesit në këto insitucione.

Personit të punësuar i ofrohet një rrogë fikse (ku nuk perfshihen sigurimet shoqerore, TAP etj), kjo per periudhen e proves. Me kalimin e periudhes se proves, gjate se ciles kandidati do shpreh performancen e kerkuar, paga do kete nje rritje prej 25%.
Studio ka politike te saj, motivimin nepermjet bonueseve apo rritje page, ne rast se kandidati me punen e tij ne vijim do shfaq aftesite e kerkuara dhe ndikon drejperdrejt ne performancen e Studios.
Kompania eshte ne nje proces rritje te shpejt dhe ofron mundësi të qarta ngritjeje në karriere brenda firmës.

Studio Ligjore “T&N”

Bulevardi Bajram Curri
Pal. “Palma e Arte”, Kati 8
Tirane, Shqiperi
Tel/Fax 04 22 72 695
E. info@lawfirm-tn.com
W. www.lawfirm-tn.com

Cel. : 355682062860
 


Apply WhatsApp
Back
Top